Kundërshtarët e fusnotës nuk janë antiamerikanë dhe antievropianë

Sondazhi
Të paktën mbi dy mijë persona nuk mendojë si kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në kohën e marrëveshjes me Serbinë, për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, kundërshtarët e fusnotës i quajti antiamerikan dhe antieuropian. Këtë janë rezultate të dala nga një anketë e Agjencisë së lajmeve “Kosovapress”.
Në anketën me pyetjen: A janë kundërshtarët e fusnotës antiamerikan dhe antievopianë, nga 3223 të përgjigjur, 780 ose 24% kanë mbajtur qëndrimin Po ndërsa 2274 apo 71% janë shprehur se ata që kundërshtojnë fusnotën nuk janë antiamerikanë dhe antievropianë.
Numri i atyre të cilët kanë dhënë mendimin që nuk e dinë ka qenë 169 apo 5%.
Deklarata se ata që janë kundër fusnotës janë antievropianë dhe antiamerikan u tha para disa ditësh nga kryeministri, Hashim Thaçi, i cili pranoi se Kosova në nismat rajonale do të përfaqësohet me fusnotën në të cilën, figuron rezoluta e KS të OKB-së 1244 dhe se askush nuk do lejohet ta pengojë këtë.
Ata që mundohen të bëjnë këtë, kanë për qëllim që Kosovës ta izolojnë, ta bëjnë antievropiane dhe antiamerikane, pati thënë Thaçi.
Kjo anketë që ka marrë opinionin e më shumë se tre mijë personave, ka qëndruar e hapur data 24 shkurt deri më 2 mars. /F.S/