E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Tafaj Minibashkite me shume kompetenca

Banorët e kryeqytetit shume shpejt do të shmangin ecejaket sa në një zyrë në një tjetër për të gjetur zgjidhjen e problemeve në zonën ku banojnë.

Drafti që është gati për të marrë miratimin e anëtarëve të Këshillit Bashkiak do ti japë 11 zyrave të minibashkive në Tiranë më shumë kompetenca që nga investimet e deri tek zgjidhja e konflikteve për pronën private.

Kryetari i Njësisë Bashkiake Nr. 8, njëkohësisht dhe anëtar i grupit të punës Arben Tafaj shpjegon në një intervistë për ABC News atë cfarë do të ndryshojë zbatimi i projektit që sipas Tafajt është hartuar për të qenë më afër shqetësimeve të qytetarëve.

Projekti pritet të prezantohet javën e adhshëm nga kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha I cili është dhe kryetari i grupit të punës, gjë që sipas kryetarit të minibashkisë nr. 8 Arben Tafaji tregon vullnet për të ndryshuar realisht situatën kaotike që ka mbizotëruar në kryeqytet vitet e fundit dhe jo për të hartuar një projekt që nuk u zbatua asnjëherë sic ndodhi në vitin 2004 kur një nismë të tille e mori kryeministri i atëhershëm dhe jo kryetari i bashkisë.

Drafti per decentralizimin e kompetencave të vendorëve në Tiranë, pritet që të diskutohet në këshillin bashkiak. Nëse nuk do të ketë ndryshime në ligjin organik të Bashkisë, ky draft miratohet nga ky Keshilli i Bashkisë, në rast se ligji do të preket, ai duhet të kalojë për votim të cilësuar në parlament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›