Bregu dhe itaku nenshkruajne marreveshje ne Prizren
Ministrja e integrimit të Shqipërisë, znj. Majlinda Bregu dhe homologia e saj kosovare, znj.Vlora Çitaku, kanë nënshkruar sëbashku në Prizren, marrëveshjen e parë financiare, në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Kosovës dhe Shqipërisë, pjesë e Komponentit të dytë të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) të Komisionit Evropian, e cila ka të bëjë me Bashkëpunimin Ndërkufitar mes vendeve të rajonit.
Në këtë ceremoni të zhvilluar në sheshin pranë shatërvanit të Prizrenit, ishin të pranishëm edhe Zëvendës Kryemninistri i Kosovës, Slobodan Petrovic si dhe përfaqësues të delegacioneve përkatëse të Komisionit Evropian.
Ministrja Bregu vlerësoi vullnetin e dëshmuar nga qeveria dhe sakrificat e të gjithë kosovarëve për të ndërtuar shtetin e ri, dhe shprehu besimin se proceset e integrimit, të Shqipërisë dhe Kosovës, drejt BE-së, do të ecin përpara në bazë të meritave dhe se të dyja vendet do të jenë anëtare të BE-së në një të ardhme të afërt.
Më tej, duke u ndalur në marrëveshjen financiare të nënshkruar mes dy vendeve, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar, që kap shifrën prej 2.4 milion eurosh (për një hark kohor dy vjeçar 2010- 2013), të mundësuar nga Komisioni Evropian që prej 2010-ës, ministrja Bregu theksoi se -“Ky bashkëpunimi kufitar, një nga elementet më thelbësore ka bashkëpunimin ndërmjet kombeve, shkëmbimin e kulturave dhe eksperiencave mes kufijve. Shqiptarët kanë treguar se janë një komb me kulturë perëndimore, të hapur ndaj dialogut dhe që respektojnë kulturat e tjera në rajon. Bashkëpunimi ndërkufitar dhe projektet ndërkufitare do të ndihmojnë në përforcimin e këtij dialogu, në promovimin dhe zhvillimin e dy vendeve”.
Në fjalën e saj të rastit ministrja kosovare e integrimit, znj. Vlora Çitaku tha se- “Ngjarja e sotme është e një rëndësie të veçantë, ky moment është një dëshmi e radhës që Kosova tashmë i është bashkuar trendit Ballkanik të integrimit Europian, si një partner i denjë dhe i barabartë”.
Po në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, ministrja e Integrimit, znj. Majlinda Bregu zhvilloi, pak ditë më parë, në Tiranë, një takim me zv/kryeministren dhe ministren e integrimit të Maqedonisë znj.Teuta Arifi, ku diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh përsa i përket procesit të integrimit europian dhe zhvillimit rajonal.