Elbasan- Peqin nje makine bie ne Shkumbin dy te vdekur

Një aksidenti automobilistik me pasoje vdekjen e dy personave u regjistrua rreth orës 15.00 në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Paulesh.
Automjeti me targa italiane AC 254 TC ka dalë nga rruga e ka përfunduar në lumin Shkumbin. Për pasojë kanë gjetur vdekjen Gëzim Sejko 57 vjec dhe Fiqëri Kupe 46 vjec me banim në Durrës.
Automjeti udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Durrësit, por në një nga kthesat e kësaj rruge, pikërisht aty ku rruga automobilistike ndodhet ngjitur me lumin Shkumbin, automjeti ka dalë nga rruga e pasi është rrokullisur disa herë ka rënë brënda në ujrat e lumit.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia, ekspertët dhe grupi hetimor. Për viktimat nuk ka patur asnjë mundësi shpëtimi pasi ata kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme. Sipas të dhënave të para dyshohet se shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë humbja e drejtimit të automjetit.