E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task-forca e Bashkisë, nis aksioni për tregëtimin e mishit

Nga 76 subjekte të tregëtimit të mishit në Tiranë vetëm 18 prej tyre kanë dokumentacion për ushtrimin e këtij aktiviteti, të tjerat janë të palicensuara.

Kjo do të thotë se këta tregëtarë kanë shpërfillur aktin normativ të nxjerrë nga Qeveria dhe pavarësisht nisjes së kontrolleve, mishi në treg vazhdon të shfaqë rezikshmëri sepse shitet në vende ku nuk ka asnjë standard higjeno-sanitar.

Nenkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili dhe drejtori i Agjencisë së Mbrojtes së Konsumatorëve kanë dalë në terren për inspektimin e këtyre dyqaneve.
 

Sipas Agjencise se mbrojtjes së Konsumatorëve, inspektimet ndaj këtyre dyqaneve do të vazhdojnë me qëllim që tregëtuesit e mishit të paisen me certifikatën përkatëse ,me qëllim rritjen e sigurisë në treg.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›