E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Fshesa”, AI kritikon qeverinë greke

Operacioni fshesa i qeverisë greke që coi më shumë se 6000 emigrantë në paraburgim është dënuar nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.
 

“Autoritetet greke duhet të ndalojnë një goditje në masë të policisë ndaj emigrantëve të parregullt dhe të lejojë gjejë një zgjidhje në procedurat e azilkërkimin për ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”-thekson Amnesty International.
 

Raporti i AI shpreh shqetësimin për atë që e quajti një operacion masiv dhe diskriminues që do të nxisë sulme të mëtejshme ndaj emigrantëve, e që janë në rritje për shkak të ksenofobisë në vend.
 

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut azilkërkuesit shpesh përballen me pengesa serioze dhe vetëm 1 në 10 mijë janë lejuar të qëndrojnë në Greqi, me rradhë të gjata e orë të tëra të kaluara në selinë e policisë për të paraqitur aplikimet për azil.
 

Ndërkohë edhe partia neo-naziste Agimi i Artë, që aktualisht ka 18 vende në Parlament, është evidentuar për sulmet ndaj emigrantëve, por nuk është e përfshirë në këtë spastrim edhe pse pranon se dëshiron të shpëtojë Greqinë nga emigrantët.
 

Qeveria greke nga ana tjetër ka vënë alarmin se vendi po pushtohet nga valë e emigrantëve që kërkojnë azil, ose duan të përdorin Greqinë si portë hyrëse për në vendet e tjera të BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›