Arben Zharku, anëtar jurie në Munich

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 08:57
Drejtori i Festivalit SKENA UP Arben Zharku është ftuar që të jetë anëtar jurie për përzgjedhjen e filmave në konkurrencë ndërkombëtare për edicionin e 30-të të Festivalit Ndërkombëtar të Shkollave të Filmit në Munich të Gjermanisë.
Ai përzgjedhjen e filmave më të mire do ta bëjë me Katja Ferwagner, editore në televizionin ARTE dhe Myriam Alexowitz, kuratore në festivalin e komedisë në Kluj. Festivali i Shkollave të filmit në Munich është themeluar në vitin 1981 dhe është festivali më i madh i studentëve në botë dhe deri më tani ka shfaqë rreth 3,500 filma studentorë me pjesëmarrjen e më shumë se 3,200 artistëve.
Edicioni i 30-të i festivalit do të mbahet nga data 13 deri më 19 nëntor.