Varrezat e makinave 1 km larg rruges

Mbetjet e makinave, të cilat përdoren për pjesë këmbimi dhe për skrap, nuk do t’i shohim më anash rrugëve nacionale, sikurse i gjen kudo në cep të akseve kryesore.
Duket se shqetësimi i Kryeministrit, i ngritur një javë më parë në mbledhje të qeverisë, ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e posaçme, sidomos ato të Ministrisë së Mjedisit, duke hartuar dhe miratuar së pari aktin normativ, i cili dje është botuar në Fletoren Zyrtare. Gazeta ‘Shqip’ bën të ditur se sipas vendimit, “varrezat e makinave” nuk do të qëndrojnë më anash rrugëve nacionale, por 1 km larg tyre.
Pronarët e vendgrumbullimeve të mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, duhet të marrin masat sa më shpejt të jetë e mundur, pasi afati i caktuar nga qeveria është një muaj për zhvendosjen e punishteve.
“Ato mund t’i rivendosin në vende të tjera, të lejuara dhe të autorizuara për këtë qëllim, duke zbatuar edhe kërkesat e tjera ligjore për ushtrimin e veprimtarisë dhe mbrojtjen e mjedisit”, thotë akti normativ.
Inspektorati i Mjedisit, kur konstaton shkeljen e kërkesave dhe afateve të përcaktuara në vendim (nenet 2 dhe 3), vendos konfiskimin e mjeteve motorike, të rimorkiove, si dhe pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, që ndodhen në këto vendgrumbullime. Në rast se subjektet nuk i përgjigjen në kohë vendimit, atëherë i gjithë malli konfiskohet nga Ministria e Mjedisit, ku më pas e shet dhe të ardhurat i përdor për nevojat e këtij procesi.
Kundër vendimit të konfiskimit, pronarët ose poseduesit e këtyre mjeteve, brenda pesë ditëve nga data e vendimit, mund të kryejnë ankim pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit, e cila duhet të shprehet brenda pesë ditëve.
Një javë më parë, Kryeministri Sali Berisha shprehu shqetësimin më të madh për tregun e makinave të dala jashtë qarkullimit, duke i cilësuar madje si “kartolina turpi”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
27-vjeçarja e hedh nga dritarja e maternitetit
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
16 shtator, shteti sërish në veri
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit