E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme anulon tenderin e naftes per kaldajat


Tenderi i hetuar nga Avokati i Prokurimeve për karburantin e kaldajave, i porositur nga disa institucione, është anuluar nga Ministria e Brendshme.

Shkeljet e zbuluara nga Avokati dhe të publikuara një ditë më parë nga gazeta “Shqip” kanë shkaktuar reagimin e Ministrisë së Brendshme, e cila sqaron se tenderi pati ankesa, por me fituesin e shpallur nuk është lidhur kontrata për shkak se vendimi i qeverisë ndalonte procedurën pas datës 1 gusht. Ministria nuk sqaron shkeljet e konstatuara nga Avokati, por nga ana tjetër pranon se në tender ka pasur ankesa.

“Në lidhje me shkrimin ‘Tenderi 700 mijë USD, Ministria e Brendshme favorizoi një kompani’ të publikuar në gazetën ‘Shqip’ të datës 12.09.2011, Ministria e Brendshme sqaron se për këtë tender janë kualifikuar paraprakisht tri oferta”, sqaron ministria, duke shtuar se, Avokati i Prokurimeve filloi hetim administrativ pas ankesës së një ofertuesi në tender, hetim për të cilin mori sqarimet e nevojshme nga Drejtoria e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara.

“Këto sqarime i janë përcjellë edhe Agjencisë së Prokurimeve Publike për të vlerësuar pretendimet e Avokatit të Popullit. Më datë 10.08.2011, në bazë të VKM 472 “Për disiplinimin e fondeve buxhetore për vitin 2011, ky tender është anuluar”, thotë më tej Dikasteri i Brendshëm. Për rrjedhojë, vijon ministria, nuk ka asnjë fitues të shpallur për tenderin “Furnizimi me lëndë djegëse për kaldaja”, zhvilluar më datën 06.07.2011.

Nisur nga situata e krijuar, shteti rrezikon të punojë nën temperatura të ulëta.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Opozita kërkon kandidaturat e KLSH-së dhe Guvernatorit
Sipas gazetës ‘Shqip’, shumë shpejt, në Komisionin e Ekonomisë do të vijnë emrat kandidatura për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e për rrjedhojë debati i djeshëm prekte axhendën e ndezur të Parlamentit. Bie çmimi, importohen çdo ditë 100 makina pa doganë
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur ligji për taksat e makinave të përdorura hyri në fuqi. “Tenderi 700 mijë USD, Ministria e Brendshme favorizoi një kompani”
Tenderët për karburantet që merr administrata shtetërore janë kthyer disa herë në objekt debatesh dhe hetimi nga institucionet kompetente, për shkak të specifikës që paraqet produkti, sidomos për normën e fitimit. Ekonomia shqiptare, e përqendruar në Tiranë
Ka dy Shqipëri! Njëra ka ekonomi afërsisht dy herë më të pasur se sa pjesa tjetër e vendit. Tjetra është e varfër. Prodhimi shqiptar, me kosto të lartë
Sikur të mos mjaftojë rritja e taksave dhe kriza e likuiditeteve, biznesi në vendin tonë po operon me kushte të vështira.


Lajmet kryesore

Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
27-vjeçarja e hedh nga dritarja e maternitetit
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
16 shtator, shteti sërish në veri
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›