Arben Çejku ambasadori shqiptar në Maqedoni
Shkup - Arben Çejku është ambasadori i ri shqiptar në Maqedoni, i cili i ka dorëzuar presidentit Branko Cërvenkovski letrat kredenciale. Pas takimit zyrtar me presidentin maqedonas, Çejku deklaroi se objektivat e tij do të jenë të fokusuara në bashkëpunimin në fushat e ndryshme mes dy vendeve. "Vumë në dukje se kemi një traditë të shkëlqyer të marrëdhënieve tona dypalëshe. Po ashtu edhe në takimin në ministrin e punëve të jashtme shkëmbyem mendime për marrëveshjet dhe të gjithë traditën e këtij bashkëpunimi dhe nevojën për të çuar përpara disa nga objektivat tona. Biseduam për zhvillimet në rajon, për proceset e integrimit euroatlantik të të dyja vendeve tona, për mbështetjen që gëzojnë të dy vendet në këtë proces, si dhe për objektivat tona të përbashkëta për zhvillimin ekonomikë në rajon, për energjinë, për transportin, për tregun dhe për çështje të tjera", ka theksuar ambasadori shqiptar.
Çejku para se të emërohej si ambasador në Shkup, ka përfaqësuar Shqipërinë në Republikën e Kosovës.
Çejku para se të emërohej si ambasador në Shkup, ka përfaqësuar Shqipërinë në Republikën e Kosovës.