E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ahmeti-boshnjakëve: Respektoni njëri-tjetrin

Shkup -Bashkimit Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën në fshatrat e komunës së Dollnenit. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti ka theksuar se pa dallime të përkatësive fetare, kombëtare dhe politike qytetarët nga komuna e Dollnenit duhet të respektohen mes veti. “Ju duhet të ndërtoni jetën e juaj multietnike dhe komuna juaj me 36 fshatra të jetë një vend i përshtatshëm për jetë”, ka theksuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai në këtë tubim ka përshëndetur dhe inkurajuar bashkëpunimin që ka me Partinë Demokratike të Boshnjakëve.

“Partneri ynë nga radhët e boshnjakëve ka vizion dhe do të mbështesin të gjitha projektet të ofruara nga pushteti lokal i kësaj komune”, ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Kandidati për president Agron Buxhaku ka shprehur mesazhe për zgjidhje të shpejt të kontestit të emrit me Greqinë dhe çështjen e heqjes së vizave me BE-në.
“Respektoni vetën dhe të tjerët dhe kjo është porosia që mund të ju jap. Unë i kam dërguar mesazhe edhe Brukselit se jemi të gatshëm që bashkarisht të ndërtojmë një shoqëri moderne, shumetnike dhe evropiane”, ka theksuar Buxhaku.

Kandidati për kryetar komune i BDI-së për Dollnenë, Abdula Bajramovski ka theksoi se prioritet i tij është vënia e ujësjellësit për të gjithë banorët e kësaj zone dhe furnizimi cilësor me ujë, ndërtimi i dhe rekonstruimi i rrugëve lokale. BDI gjatë vizitës në këtë rajon ka zhvilluar takime me qytetarët e Zhitoshës, Crnilishtës, Debreshtit dhe ]ashkës.

Ambasadori amerikan, Filip Riker dje ka qëndruar në Gostivar ku zhvilloi takim të përbashkët me kandidatët për kryetar komune. Ambasadori Riker është shprehur i kënaqur që të gjithë kandidatët janë shprehur se do të respektojnë parimet dhe standardet për zgjedhje të lira dhe demokratike, duke përjashtuar incidentet.

“Jam shumë i kënaqur që kandidatët ashtu si edhe liderët e tyre politik kanë shprehur gatishmëri për të respektuar standardet nga kodi për zgjedhje të lira dhe demokratike, i cili mundëson që qytetarët të përkrahin kandidatët e tyre pa frikë dhe brenga”, ka theksuar ambasadori amerikan. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›