Arbër Kadia: Vjedhja e ikonave? Përgjegjësia, mbi Kishën Ortodokse
TIRANE - Vendi ynë po humbet çdo ditë e më shumë pasurinë e saj kulturore e historike që përfaqësohet nga trashëgimia. Vjedhja e ikonave apo gërmimet klandestine janë vetëm ato që duken. Po kush e mban përgjegjësinë për ato që zhduken pa lënë gjurmë? Arbër Kadia, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, jep një mendim e disa ide.
Sot rezultojnë të vjedhura e mbase të trafikuara jashtë vendit rreth 2200 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare...
Pikësëpari duhen ruajtur me fanatizëm të madh gjendja fizike e të gjithë monumenteve. Qoftë nga vjedhjet dhe trafikimi qoftë nga dëmtimet vandale e shpesh me qëllime tjetërsimi të gjendjes fizike të këtyre objekteve. Masat për të cilat folën një panel shumë i rëndësishëm profesionistësh të sistemit të Trashëgimisë qoftë nga Shqipëria apo nga Europa në konferencën që përmendët ju janë të gjitha të vlefshme. Pra, që nga dokumentimi më i detajuar i të gjithë objekteve, artefakteve, monumenteve në mënyrë që kopjet origjinale të mos ndryshohen me kopje apo të humbasin pa i dhënë mundësi ekspertëve të policisë ta gjurmojnë një objekt të trafikuar, deri tek sensibilizimi dhe fushatat informuese në vende kalimi kufitar apo zona të largëta ku rreziku është më i lartë. Penalitetet kundrejt këtyre dëmtuesve duhen parashikuar të jenë të një rreptësie të veçantë. Një masë tjetër parandaluese paçka se mbart një faturë të lartë financiare, por drejt atij modeli do të shkohet, është edhe përdorimi i teknologjisë si alarmet, kamerat e sigurisë apo panele ekspozimi të përforcuara që mbrojnë fizikisht objekte të rëndësisë së veçantë të identitetit tonë kombëtar.
A e shihni të nevojshme, a mbase të domosdoshme vënien e rojave në disa monumente a muze që "strehojnë" vlera të rralla e nga ana tjetër janë bërë objekt grabitje disa herë?
Rojet me sa kam dijeni janë të vendosura në shumicën e monumenteve të rëndësisë së veçantë. Këtu mbase duhet bërë diçka për ta shtuar më shumë numrin edhe për monumentet e tjera. Ruajtja me roje është një zgjidhje por mendoj se përdorimi i teknologjisë do të na vijë në ndihmë duke bërë të mundur rritjen e efiçencës. Në të gjithë botën ruajtja me njerëz në terren përbën vetëm një pjesë të kësaj strategjie. Për sa i përket muzeve dhe monumenteve që janë në rrezik të vazhdueshëm mendoj se e kanë të nevojshme ruajtjen qoftë me njerëz qoftë me përdorim të teknologjisë. Mesa kam dijeni edhe duke parë aktivitetet e fundit të organizuara nga MTKRS afrimi tek teknologjia duket si një qasje që është vetëm çështje kohe. Duhet të dini gjithsesi se ky do jetë një proces i gjatë pasi në Shqipëri ne kemi një numër të madh monumentesh të rëndësisë së veçantë dhe fatura financiare fillimisht nuk është e vogël.
Në vëmendje të grabitësve janë kishat që strehojnë ikona të vjetra... Si mund të mbrohen këto kisha nga sulmet e herëpashershme?
Këto probleme aq sa janë tonat si specialistë të menaxhimit të Trashëgimisë janë po aq mbase dhe më shumë të Kishës Ortodokse dhe atyre pak Kishave Katolike. Në shumë raste kishat janë në përdorim nga Kisha Ortodokse dhe ata kanë edhe kujdestarë dhe roje në terren. Paçka kësaj kemi pasur raste ku ka pasur vjedhje në këto monumente. Në këtë rast detyra më e madhe dhe përgjegjësia është me Kishën pasi ajo e ka pronë të saj dhe ndihma jonë vjen vetëm në mbrojtjen e këtyre monumenteve me ligj dhe sigurimin që vlerat artistike të mos bjerren. Unë mendoj që Kisha Ortodokse në të njëjtën mënyrë si të gjitha ndërtesat e kultit në të gjithë Europën që janë në përdorim të vendosë sisteme alarmesh. Mendoj se këtu ka nevojë për gjetjen e mënyrave e duhura për t'i financuar këto sisteme, mbase duke pasur parasysh një partneritet publiko-privat që mund të ofrojë zgjidhjen më të arrirë.
Ka opinione që thonë se: MTKRS është e paaftë në mbrojtjen e monumenteve apo objekteve që lehtësisht trafikohen. Ju ç'mendoni?
Unë nuk e mendoj siç e mendojnë këto zëra pasi kjo Ministri gjendet para vështirësive të cilat nuk kanë të bëjnë me fushën e saj të ekspertizës. Këtu i referohem krimit që kryejnë persona të pamoralshëm dhe kriminelë të rëndomtë. Mendoj se të gjuajmë me gurin proverbial të moralit është e thjeshtë, por duhet të kuptojmë të gjithë se aq sa është detyra e atyre 300 njerëzve të këtij sistemi është po aq e tërë organizmave të cilat merren me parandalimin e krimeve dhe me procedimin e këtyre rasteve. Duhet të dini gjithashtu se në vendin tonë kemi një qasje jo shumë qytetare ku peshën në mënyrë ekskluzive e mban ky Institucion. Këtu kemi raste pa fund kur nga ana e institucioneve si DRKK janë bërë kallëzime në prokurori janë njoftuar pushtetet lokale që të përdorin tagrin e tyre ligjor dhe nuk kemi pasur veprime. Fatura në këtë rast është e MTKRS po ashtu siç është edhe ajo financiare pasi duhet thënë se në pothuajse në të gjithë tërësinë e volumit të punëve që bëhen në Trashëgimi është ky institucion që duhet të krijojë kushtet e duhura. Di që në këtë ministri po përgatitet një draft projekt ligj që unë e kam lexuar dhe bërë sugjerimet si po ashtu dhe kolegët e mi dhe nga ana ligjore ne kemi ofruar një model që ka qasje europiane dhe vendore për probleme shqiptare. Do ftoja opinionistët të vinin dhe të ofronin zgjidhje siç ofrohen në të gjithë botën në mënyrë vullnetare të gjithë njerëzit që kanë një ndjeshmëri të veçantë për këtë fushë dhe jo të bëjnë politika nëpër gazeta. Mendoj se përveç kuadrit ligjor dhe ekspertizës që mund të ofrojnë profesionistët e trashëgimisë është detyrë e policisë dhe doganave që këto objekte të mos trafikohen.
Dhe gërmimet klandestinë vazhdojnë...
Unë këtë problem e kam ngritur disa herë. Këtu sërish kemi të bëjmë me probleme të llojit kriminal ku ligji është në dispozicion të organeve kompetente. Ekzistojnë vështirësi të mëdha në monitorimin e këtyre personave që kanë iluzionin se do gjejnë Thesarin e "Ali Pashës" a thesare të tjera që ata dëgjojnë në muhabete të rëndomta kafenesh. Kemi komunikim të mirë me policinë e shtetit, e cila është vënë në dijeni nga ana jonë dhe ka treguar gatishmëri në luftën kundër këtyre personave. Nga ana ime dua edhe njëherë të përsëris thirrjen për frenim të këtyre ndërmarrjeve pasi kemi raste ku këta persona rrezikojnë përveç penaliteteve ligjore edhe jetën. Thesaret që ishin për t'u gjetur janë gjetur nga arkeologët dhe ekspertët e fushës dhe hobit për t'u bërë të pasur shpejt duhet t'i vënë një fre e të tregojnë kujdes si për jetën po ashtu dhe për trashëgiminë kombëtare.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)