Përtej përrallës nga e tanishmja
Vizita e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në Kosovë, krahas promovimit të librit, ishte edhe vizitë rutinë që bën shefi i partisë më të madhe shqiptare, në një trevë të banuar nga bashkëkombasit. E majta shqiptare ka marrëdhënie historike me Kosovën, të karakterizuara nga dashuria për të. Që në fillesat e saj me Fan Nolin, në parlamentin e shtetit të ri shqip-tar, Avni Rustemi përfaqësonte simbolikisht Kosovën. Gjatë Lu-ftës së Dytë Bo-tërore, brigadat partizane shkuan në ndihmë të vëllezërve të një gjaku dhe e derdhën së bashku për çlirimin e saj. Janë me qindra partizanët e vrarë në këtë inkursion dhe nuk mund ta shuajnë njerëz që njohuritë sporadike apo folklorike të historisë i përdorin në funksion të intrigës politike. Në krahun tjetër, Ahmet Zogu, pavarësisht titullit "Mbret i Shqiptarëve" që i kishte vënë vetes, refugjatët kosovarë të spastrimit etnik të periudhës midis dy luftërave, i plasi në kënetat e Myzeqesë e Durrësit. Shote Galica, e shoqja e Azem Galicës, vdiq në varfëri në Fushë Krujë.
Nëse Zogu do konsiderohej si fillesë e së djathtës shqiptare dhe Berisha vazhdues i tij, siç po duket se kërkon të jetë kohët e fundit diferenca e madhe e kaheve politike, bie në sy pas viteve '90, me hapjen e Shqipërisë. Sali Berisha, personazhi që pretendohet se qenka kthyer në legjendë e gjallë në Kosovë, nuk hodhi një shashkë për Kosovën, por bëri kontrabandë nafte me Millosheviçin. Në kohën e presidencës së tij, Adem Jasharin, Hashim Thaçin e të tjerë aktivistë të UÇK-së, i futi në burg. Me daljen në opozitë, pasi dogji vendin dhe hodhi farën e përçarjes Veri-Jug, Berisha kundërshtoi firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë duke i sjellë kokëçarje NATO-s në gjetjen e Causus Belit për të larë hesapet me kasapin e Ballkanit. Kur nuk ja doli, votoi në Parlamentin Shqiptar kundër dislokimit të helikopterëve "Apache" të SHBA, që do merrnin pjesë në luftë. Në periudhën e pasluftës, e vetmja vepër që ka lidhje me Kosovën është ndërtimi i autostradës Durrës-Morinë, e ideuar nga socialistët. Për sa i takon Berishës, rruga i shërbeu për të ngjyer dorën dhe ende nuk është funksionale në gjithë segmentin e saj. Gjithashtu, sot në Shqipëri lulëzojnë bizneset serbe dhe hotelet e Tiranës e Durrësit, gëlojnë nga afaristët serbë, të cilët kanë blerë rrjete supermarketesh, organizuar biznese monopol si ai i riciklimit të plehrave, apo fitojnë tendera shtetërorë në rrjetin informatik. Përballë bëmave të Berishës, historia e së majtës ka treguar ndihmën gjatë luftës në Kosovë dhe në mbajtjen e refugjatëve, dashamirësinë e shtetit shqiptar ndaj marrëdhënieve dypalëshe me nxitjen e bizneseve publike shqiptare si "INSIG" e të tjera, të investojnë në Kosovë, dhe mosndërhyrje në punët e brendshme, sidomos partiake, gjë të cilën Berisha e ka ves. Nisur nga kjo e shkuar, lind pyetja se, nëse shoqëria kosovare është një shoqëri e krahasueshme me gjithë shoqëritë njerëzore, ku tradhtia, shitja e interesave kombëtare e pabesia është e dënueshme, pse dashkan Sali Berishën dhe nuk duan socialistët shqiptarë dhe Edi Ramën? Një përgjigje normale do ishte se, kjo dashuri nuk ka gjasa të jetë dhe në qoftë nuk është aq masive. Nëse disa të lajthitur apo matrapazë politik, duan ta transformojnë historinë apo moralin, kjo nuk është problem i shoqërisë shqiptare, por i atyre që kanë probleme me mirazhet që krijojnë.
Në stilin më të zi, duke folur haptas në ambiente opinionformuese, apo të kamufluar nën argumentin e rishikimit të historisë, në publikimet apo prezencë në masmedia, përfaqësues të dyshimtë të inteligjencës kosovare, hedhin insinuata mbi ortodoksët, jugorët e socialistët shqiptarë, si filogrek e filoserbë duke sjellë edhe krijimin e psikozave në masën e gjerë të popullsisë. Në fakt është shërbimi më i mirë që mund t'i bëhet përçarjes së një kombi, që ende nuk e ka provuar të jetë i bashkuar. Ortodoksët shqiptarë, kanë qenë shtylla kurrizore e Rilindjes tonë Kombëtare dhe një komponent i rëndësishëm i shtetit shqiptar. Ka socialistë të besimit ortodoks, ashtu siç ka katolik dhe mysliman, por kjo nuk i bën më pak patriotë apo shqiptarë se sa rreshtimet e tjera politike. Përkundrazi, ortodoksët shqiptarë i kanë qëndruar ndjelljeve të Athinës apo Beogradit. Shqiptarët me prejardhje nga Jugu i Shqipërisë, socialistët apo ortodoksët kanë përkrahur dhe luftuar për Kosovën. Autostrada e kombit është bërë edhe me paratë e jugorëve, socialistëve dhe ortodoksëve të cilët vazhdojnë të paguajnë taksa dhe interesa për ndërtimin e saj dhe hajdutllëqet e Sali Berishës, njeriut i cili shiti hapësirën detarë në jug të vendit. Një shoqëri, shtyp apo historiografi serioze, nëse do duhej të cilësonte një shqiptar si filogrek apo filoserb, do ja ngjiste etiketën Sali Berishës. Faktet janë kokëforta, ndaj askush nuk ka të drejtë të akuzojë socialistët shqiptarë si filogrekë, pasi kanë dëshmuar se ju dhimbset jugu i vendit më shumë se sa i dhimbset Sali Berishës që e ka lënë ende pa një rrugë bashkëkohore, por e kanë trajtuar Shqipërinë gjithmonë si një e të pandarë. Nëse ka pasur ndonjëherë një gjysëmkryeministër në këtë vend, ky është kryeministri aktual, i cili shtetasit e vet, gjithmonë i ka ndarë në socialist e demokrat, jugor e verior, i majtë apo i djathtë, por asnjëherë nuk ka ditur të jetë faktor bashkimi. E majta shqiptare ka dhënë kontributin e saj për Shqipërinë nga jugu në veri dhe deri në një provë të dytë ka treguar se e do këtë vend. Në të kundërt, nëse do kërkonim një personazh që kërkon t'i shkuli Shqipërisë historinë dhe ta bëjë sipas qejfit, ta shesë tek blerësi më i parë, e kur nuk ja del, ta vjedhë deri në kockë, të prishë gjuhën dhe ta ndajë rishtas në Toskë e Gegë, mendja shkon menjëherë tek Sali Berisha. Ndaj vështirë se kosovarët e kanë idhull. Një tokë që ka lindur Isa Boletinin, Rexhep Qosen, Adem Jasharin dhe patriotë që i kanë dhënë nder kombit, nuk mund të ketë idhull Sali Berishën, që kërkon ta kthejë në kohërat e errëta të përçarjes.
(GSH/BalkanWeb)