Vizat, Kosova merr udhërrëfyesin javën e ardhshme
PRISHTINE - Mediat kosovare bëjnë të ditur se Kosova pritet të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në fillim të javës së ardhshme.
“KosovaOnline” citon burime brenda BE-së, sipas të cilave ekziston një konsensus i anëtarëve të Bashkimit Europian për këtë çeshtje, duke u nisur nga roli konstruktiv që po luan Prishtina në bisedimet me Beogradin dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara.
Jo zyrtarisht mësohet se javën e ardhshme drejtues të qeverisë së Kosovës do të zhvillojnë një vizitë në Bruksel, ku do të takohen me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.
(er.nu/BalkanWeb)