Topalli pret Sahin, vlerësojnë bashkëpunimin mes dy vendeve
TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim Ministren turke të Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Sahin, si dhe delegacionin që e shoqëronte.
Rritja ekonomike, shkëmbimet tregtare, projektet në fushat të ndryshme si sociale, infrastrukturore, arsimore, kulturore ishin disa nga temat kryesore ku u përqëndrua biseda gjatë takimit.
Topalli e cilësoi këtë vizitë si shprehje të lidhjeve miqësore por edhe bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve. Mësohet se Topalli dhe Sahin biseduan edhe për rëndësinë e forcimit të rolit të gruas në vendimmarrje.
(er.nu/news24/BalkanWeb)