Triumfi i dashurisë së Puçinit në TKOB
TIRANË- Historia e dashurisë së princit Kalaf për princeshën e ftohtë Turandot do të ngjitet këtë të shtunë në skenën e TKOB-it, nën interpretimin e Eva Golemit dhe Armando Kllogjerit.
Opera “Turandot", e kompozitorit italian Giacomo Puccini, do vijë nën regjinë e italianit Nicola Zorzi, i cili ka thjeshtëzuar madhështinë e skenave gjigante ku është luajtur shfaqja me shumë personazhe, duke i kushtuar më shumë vëmendje dramës që mbart vepra.
Shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 3, 5, 7, 9 dhjetor, ora 19:00.
Historia e dashurisë së Puccinit, ngjarjet i zhvillon në Kinë, në një kohë legjendare kur princi Kalaf, i dashuruar pas Turandot, për t’u martuar me të duhet të gjejë tre gjëegjëza. Çdo përgjigje e gabuar do të thoshte vdekje. Kalafi e kalon provën, por princesha Turandot heziton të martohet më të, por ai pranon të vdesë vetëm nëse ajo gjen emrin e tij të vërtetë, “Dashuri”.
(ma.ar/BalkanWeb)