E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arbitra spanjollë për ndeshjen Shqipëri-Suedi

Autori i Lajmit: red.
Do të jetë një treshe spanjolle ajo që do të drejtojë Kombëtaren shqiptare në sfidën e saj të parë në eliminatoret për botërorin Afrika e Jugut 2010 . Burime nga FSHF konfirmuan se arbitri kryesor i ndeshjes do të jetë sociologu 34-vjeçar Alberto Mundiano Malenco. Ndihmësa të tij do të jenë Fermin Martinez Ibanez dhe Juan Carlos Jimenez. Arbitër i katërt do të jetë gjithashtu një spanjoll, Antonio Rubinos Perez. Arbitri kryesor i ndeshjes, Malenco, është arbitër i një niveli të lartë dhe që nga 1 janari i vitit 2004 është një arbitër i nivelit ndërkombëtar. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Suedisë do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin kombëtar Qemal Stafa , në orën 18:45.
Ky lajm është publikuar: 03/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›