E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhokonda mund të ketë qenë shtatzënë

Autori i Lajmit: red.
Duke përdorur teknologjinë tredimensionale për të sdudiuar të famshmen Mona Liza, gruan e pikturuar nga Leonardo da Vinçi në shekullin XVI, studiuesit e artit kanë arritur në përfundimin se ajo në atë kohë ishte shtatzënë ose sapo kishte lindur një fëmijë. Kjo është një nga shumë zbulimet e bëra nga studiuesit francezë dhe kanadezë gjatë një prej ekzaminimeve më të hollësishme që u janë bërë veprave të artit. Në sajë të skanimit me lazer, u bë e mundur të diktohej një pëlhurë shumë e hollë që Mona Liza vishte poshtë fustanit të saj. Kjo lloj pëlhure në atë kohë mbahej nga ato gra që shumë shpejt do të bëheshin nëna ose sapo ishin bërë të tilla. Buzëqeshja e famshme dhe enigmatike e Mona Lizës është origjinal shumë larg asaj që shfaqet, sipas një eksplorimi të ri të pikturës. Paskal Kote, një asistent teknik francez, ka përdorur një makinë fotografike dixhitale autoprojektuese për të zbuluar se nuk janë vetëm 25 sekrete të vendosura si kod në pikturën e Leondardo da Vinçit. Kote shpjegon se me aparatin e tij 240 megapiksel të vendosur në qerpikun e djathtë të Mona Lizës ka parë një ndryshim. Fytyra e Mona Lizës duket më larg nga ajo buzëqeshje indiferente dhe sytë në fakt janë ndryshe. Qeshja është pak e zbehtë , - ka theksuar ai. Ai është ftuar nga muzeu kombëtar në Paris së bashku me fotografitë e bëra pikturës. Rezultatet kanë qenë të publikuara në qendrën e muzeut të San Franciskos. Duke folur për aparencën, Kote ka theksuar se me një fotografi të sapobërë në konstruksionin e pikturës, mund të kuptosh se Leonardo ishte vërtet një gjeni. Më konkretisht, ai ka përdorur rrezet e dritës dhe optikën e fortë për të zhvilluar një makinë fotografike, e cila do të ishte në gjendje të ekzaminonte subjektin dhe pamjen e përgjithshme. Asistent tekniku, thekson se ka shpenzuar gati 3 mijë orë për analiza dhe data të eksplorimit, që prej tre vjetësh. Sipas tij, Da Vinçi ka ndërruar mendje në lidhje me vendosjen e duarve, ku e ka kaluar dorën e djathtë të Mona Lizës sipër. Prezenca e një nënbuzëqeshjeje në pamje, veshja e saj, makiazhi i vendosur mbi fytyrën dhe sytë e saj. Kote ka thene se në analizat e kryera prej tij edhe më parë ka besuar se ngjyra e pikturës ishte vendosur në lidhje me gjendjen shpirtërore të vetë Da Vinçit. Në pamje të parë, bojërat e përdorura kanë provokuar një pikturë, e cila tashmë duket tepër me ngjyrën e gjelbër, të verdhë dhe pak të errët të fortë. Duke përdorur aparatin e tij fotografik, ka mundur që të bëjë 13 filtrime të ndryshme të ngjyrave më tepër për tre ose katër më tipiket e përdorura në pikturë, të gjetura edhe më tepër në aparatet fotografike të cilësisë më të lartë. Ka arritur më pas të krijojë një pamje të Mona Lizës me sy blu të qartë dhe të bardhë të shndritshëm, duke e prezantuar në këtë formë edhe pikturën origjinale. Për gjeneratat e ardhshme, garantojme se përgjithnjë do të ketë një ngjyrë sipërfaqësore mbi këtë pikturë. Në fakt, disa historianë të artit theksojnë se eksperimentet e zhvilluara nga Kote shpresojnë që nëpërmjet teknikës së tij, gjithçka të përdoret si një guidë për punën e ardhshme në lidhje me thesaret e mëdha të artit botëror. Paskal Kote nuk ka qenë i pari që ka mundur të eksplorojë pikturën e famshme të Mona Lizës. Vitin e kaluar, një tjetër projektues ka theksuar se flokët e saj origjinalë janë mbledhur dhe se fustani i saj ishte prej atyre që përdoreshin në maternitet, pasi mendohet se Mona Liza mund të ketë qenë shtatzënë.

Kush është Mona Liza (Xhokonda)?
Piktura e famshme e Da Vinçit, e realizuar në vitin 1503, portretizon Liza Xherardinin, gruan e tregtarit nga Firence, Françesko del Xhokond. Emri Mona Liza është ekuivalenti i Madam Liza. Xhokonda, siç i referohen pikturës në shumë vende të botës, nuk është gjë tjetër veçse versioni francez i mbiemrit të saj nga burri. Da Vinçi e mori pikturën me vete kur shkoi në Francë në 1517-ën. Kjo vepër e famshme gjendet në muzeun e Luvrit që prej 1804-ës dhe sipas mendimit të studiuesve ka akoma “sekrete për të zbuluar“.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›