Kështjella e Zogut në Nju Jork, kthehet në Monument Kulture
Autori i Lajmit: red.
Gazetatat amerikane dhe studiuesit amerikanë të gjenealogjisë tregojnë personalitetet e vendit të tyre që kanë lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare
Senatori Xhon Kerri, ish- kandidati demokrat për President i SHBA, ka gjak blu, e rrjedhur veç të tjerash edhe nga familja mbretërore e Shqipërisë. Lajmi interesant për shqiptarët, është publikuar nga agjensia zyrtare e lajmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Asociatted Press (AP). Lajmi i është referuar studimit njëmujor të të mirënjohurit në fushën e Gjeanalogjisë, Harold Brooks- Baker, Drejtori i Burke s Peerage, një lloj bible për aristokracinë britanike. Kështu që pas zellit tonë të njohur, për të gjetur lidhjen e figurave më të shquara të të gjitha fushave në botë me Shqipërinë dhe shqiptarët, këtë radhë duket se lajmi ka vlerë zyrtare: Xhon Kerri, njeriu që pretendonte që pas kandidimit të 2004 të drejtonte SHBA, duket se ka në dejet e tij, edhe gjak shqiptar të trashëguar nga nëna. Gjak mbretëror madje.
Sipas AP, "senatori Xhon Kerri ka gjak blu dhe atë e ka të trashëguar nga të gjithë Familjet Mbretërore të Europës. Madje, këtë lidhje e ka edhe më të madhe se lidhja e Presidentit aktual Xhorxh Bush". Lajmi është bërë i njohur në media, duke iu referuar
Referuar “Burke s Peerage”, një burim i famshëm për kërkimet në fushën e gjenealogjisë, ka thënë se ish- kandidati demokrat për në Shtepinë e Bardhë ka një linjë trashëgimie, që rrjedh përmes gjakut të së jëmës nga Shtëpitë Mbretërore të Shqipërisë, Anglisë, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Rusisë, Bizantit, Persisë (Iranit) dhe Francës.
Vdekja e Nënës Mbretëreshë Geraldina Appony, vetëm në SHBA, pati faqe të tëra gazetash, e informacionesh të të gjitha formave. Në disa raste dukej se ato mburreshin, se ajo kishte gjak të lidhur me kombin amerikan. Kështu dukej edhe tek gazeta “New York Times”, e cila me atë titull të madh hapte dhe faqen "metropol" në gazetë. Thuajse të gjitha mjetet informative amerikane dhe ato nga me presitigjozet në botë, i kushtuan shkrime të tëra "Cinderelles Shqiptare", Nanës Mbretëreshë Geralidina de Appony. Me fjalët më të bukura e kanë përshkruar ato jetën e kësaj gruaje: të zgjuar, të bukur, bujare e fisnike. Geraldina e Shqipërisë, siç u pëlqen atyre t a thërasin atë, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila për një vit ishte dhe e para zonjë Evropiane me gjak Amerikan. Geralidina vdiq në Tiranë. Ajo ishte 87- vjeçare. Jeta e asaj ishte si një fantazi nga ato të filmave të Hollivudit.
Ky lajm është publikuar: 03/09/2008