E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurt Jara, në “pole” për Kombëtaren Kurt Jara, një ish-mesfushor i njohur që ka luajtur për skuadra austriake, gjermane e spanjolle, ka drejtuar gjatë karrierës së tij dhjetë skuadra në kampionatet austriake, gjermane, qipriote e greke.

Austriaku Kurt Jara, 58 vjeç, mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është takuar në Vjenë me ish-trajnerin e Hamburgut e Salzburgut, aktualisht të papunë.

Kurt Jara, një ish-mesfushor i njohur që ka luajtur për skuadra austriake, gjermane e spanjolle, ka drejtuar gjatë karrierës së tij dhjetë skuadra në kampionatet austriake, gjermane, qipriote e greke.

FSHF ka theksuar se bosi i futbollit shqiptar, Armand Duka, brenda kësaj jave do të përzgjedhë teknikun e ri për tri ndeshjet e mbetura nga fushata kualifikuese e Botërorit 2010 dhe komplet edicionin eliminator të Kampioantit Europian 2012

Trajneri i ri do të drejtojë përfaqësuesen tonë në tri ndeshjet e fundit zyrtare të fushatës kualifikuese të Kampionatit Botëror 2010 ato kundër Portugalisë, Danimarkës (të dyja në Tiranë) e Suedisë në transfertë. Shqipëria ka 6 pikë pas shtatë ndeshjesh dhe ndodhet e pesta në Grupin 1.

Përsa i përket agjendës së miqësoreve ato nisin me Gjeorgjinë (10 qershor 2009, në Tiranë), më pas me Qipron, më 12 gusht 2009 dhe e fundit për këtë vit me Skocinë (në tetor ose në nëntor të këtij viti, data nuk është zyrtarizuar).

E Marte, 28 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›