Mediat spanjolle kunder Mesit Nje top i arte i padrejte

Lionel Messi mund të jetë lojtari më i talentuar i botës, por sigurisht nuk ishte ai lojtari që pritej të premiohej me trofeun më prestigjoz për një futbollist. Kjo edhe për faktin se me përjashtim të triumfit në Primera Ligë, ku nuk duhet harruar se bënin pjesë edhe Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, argjentinasi nuk ka fituar asgjë për të lënë pas dy spanjollët në vitin e Botërorit. Kanë reaguar të befasuar mediat botërore, e natyrshëm më të prekurit ato spanjollë.
“Një top i Artë i padrejtë” është titulli i prestigjozes "Marca". “Nuk ka dyshim se Messi është një nga lojtarët më të mirë në botë, por të gjithë janë të mendimit se Topin e Artë duhet ta fitonte Xavi ose Iniesta. "Marka" ka realizuar edhe një sondazh ku 68,2% të votuesve nuk janë dakord me vendimin e FIFA-s dhe France Football.
"El Mundo Deportivo" mbetet në të njëjtën linjë, ndërsa në një prononcim për të, Xavi Hernandez është i hapur. “kundër kësaj nuk mund të konkuroj”, duke shfaqur kështu zhgënjimin e madh. Edhe AS sulmon vendimin e FIFA-s, duke i kushtuar faqen e parë.
"Vendimi konsiderohet nga të gjithë si i padrejtë" shkruan AS. Në fakt, si ka ndodhur gjithnjë, pritej që Botërori Afrikan të ishte vendimtar, por anashkalimi i kampionëve të botës dhe lënia jashtë e hollandezit të Inter, Uesley Sneijder, fitues i gjithckaje përvec finales së botërorit, i ka lënë shije të hidhur edhe italianëve.
“Messi Joo” është titulli kuptimplotë i "Gazzetta Dello Sport", që citon “Topi i Artë në vitin më zhgënjyes, duke iu referuar dështimit në kampionatin botëror. Por kontestues ose jo, trofeu i parë i unifikuar i shkon Lionel Messit, që prek kështu historinë.
Eno Skarço