E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: “Te vendosur per te mbyllur plaget e hapura urbane”

Kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ka inspektuar gjate dites se djeshme punimet ne rrugen “Mahmut Fortuzi”, e cila lidh rrugen e “Barrikadave” me Unazen, ne njesine bashkiake numer 9. Kjo eshte nje nder rruget me te vjetra ne qytetin e Tiranes, e cila prej shume vitesh ka qene jashte vemendjes se bashkise, pasi nuk eshte rikonstruktuar asnjehere. Per kete arsye, kryebashkiaku ka premtuar vendosmerine e tij per te mbyllur cdo plage te hapur urbane ne cdo cep te kryeqytetit. “Nje pjese e mire e bashkemoshatareve dhe bashkegjimnazisteve te mi, e mban mend si nje nder zonat me vjetra te Tiranes, por per fat te keq ne kete rikthim te kjo lagje, shoh qe lluca dhe balta e vjeshtes, jane shoqerues te pandare te banoreve, nderkohe qe risia e harreses te dekades se fundit, ka bere qe gjate germimeve per sistemimin e kanalizimeve te ujerave te zeza, te gjejme edhe relike arkeologjike, sic jane kanalizimet prej qeramike. Natyrisht, keto i them me nje sens humori apo ironie, pasi kur nuk qan dot, mire eshte edhe te qeshesh pak, por fakti eshte qe nje lagje ne zemer te Tiranes, te lihet me kanalizime qeramike, mund te justifikohet vetem me trashegimine kulturore, ndonese edhe kjo nuk justifikohet dot, sepse aroma e pakendshme dhe shperthimet e ujerave te zeza, jane po keshtu nje shoqerues i perditshem i cilesise se jetes se ketyre qytetareve” – u shpreh, z. Basha. Rikonstruksioni i kesaj rruge, pritet te perfundoje pas 6 muajsh, nderkohe qe projekti parashikon ndertimin e rruges me gjeresi totale 6 metra, me trotuare ne te dy anet, me gjeresi 2 metra. Pervec sistemit te kanalizimeve, do te vendoset edhe ndricimi rrugor. “Duke nderhyre ne kete rruge dhe duke rikthyer parametra normale, ne qender, ne zemer te Tiranes, ne avancojme me ate axhende qe po shpalosim anembane qytetit, per nje Tirane moderne e evropiane, ku cilesia e jetes te gezohet ne menyre te barabarte nga te gjithe qytetaret, te vjeter dhe te rinj, autoktone dhe te ardhur dhe vecanerisht nga keto lagje, te cilat kane perbere “berthamen” e qytetit dhe ku eshte harruar te vihet dore, prej shume vitesh”, - theksoi kreu i Bashkise se Tiranes. Kryebashkiaku ka garantuar qytetaret e Tiranes, se ne konsultim dhe bashkebisedim me ta, Bashkia e Tiranes ka vendosmerine per te ecur me shpejtesi, me qellim permiresimin e infrastruktures ne cdo cep te Tiranes. “Dua t’i garantoj te gjithe banoret e kesaj zone, sikunder te gjithe bashkeqytetaret, qe avancimi me projekt-buxhetin e 2012 dhe 2013, nuk eshte fundi i angazhimit tone per problemet e shumta qe qyteti i Tiranes mbart”, eshte shprehur Basha.

Angazhimi

Basha premtoi se Bashkia e Tiranes, i ka ne qender te vemendjes te gjitha shqetesimet e banoreve te ketij qyteti. “Se bashku me cdo gezim qe kemi per fillimin e punimeve dhe perfundimin e tyre, kemi edhe brengen e shqetesimin per shume pune te tjera qe duhen bere. Po ashtu, sic kemi avancuar deri tani, ne konsultim te plote me ta, po ashtu do te avancojme per te mbyllur me durim, me vendosmeri dhe shpejtesi optimale “plaget e hapura urbane”, ne cdo cep te qytetit tone”, – theksoi z. Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›