Shpirti yne europian
Vota eshte thelbi I demokracise. Kur ajo manipulohet mos prit me qe ky system te perparoje. Prit te kunderten regresin presionin dhunen. Kur vota manipulohet liria e gjithesecilit reduktohet zvogelohet dhe vdes. Ne nje situate te tille mos prit me mbrojtje nga asnje organ garancie kushtetuese apo garanci te tjera qe kushtetuta dhe ligjet parashikojne.
Kjo ndodh per faktin e thjeshte se pikerisht vota realizon kompromisin ne baze te te cilit ngrihet e gjithe ngrehina kushtetuese dhe institucionale e vendit. Kur vota nuk shkon ne drejtimin qe vullneti i qytetarit e ka nisur ajo kontribuon ne ndertimin e nje sistemi qe mbyllet ne vetveten e tij ne nje qeveri dhe parlament qe dalin dhe nuk njohin me kufijte qe iu njeh ligji. Kjo vote e manipuluar ndrydh deri ne asgjesim institucionet e pavarura pa te cilat asnje e drejte apo liri e njeriut nuk mund te gezohet realisht nga qytetari pavaresisht se parashikohen ne legjislacion.
Kur shteti si i tere vihet keshtu ne funksion te pushtetit atehere te jemi te qarte dhe pa dyshime liria vdes.
Ne kete drejtim eshte nisur Shqiperia. Ne nje udhe pa krye qe con ne nje pike fundore ne humbjen e lirise se qytetarit. Shpejt a vone kjo do te ndihet nga te gjithe qytetaret e ketij vendi. Te paret e ndjejne opozitaret dhe ata qe mendojne ndryshe. Bashke me ta dhe qytetari i thjeshte. Te fundit qe e pesojne per vete natyren e ketij sistemi te krijuar jane mbeshtetesit e tij. Jane ata qe kane shitur cdo dite si nje placke e vjeter dinjitetin e tyre neper ekrane dhe institucione te varura te ketij shteti duke kontribuar ngritjen e ketij sistemi qe pengon ecjen perpara te vendit me te vetmin qellim te shqyejne sa te mundin nga kjo Shqiperi e varfer qe ka ngelur.
Kjo qe po ndodh ne Shqiperi nuk eshte se po ngjan per here te pare ne historite e demokracive ne bote. Shume sisteme te tilla per rrethana e arsye nga me te ndryshmet edhe kur ekzistonte nje mjedis i favorshem per zhvillimin e tyre kane ndalur dhe pse jo jane rrikthyer ne sisteme autoritare te mirefillte packa se ne legjislacionet e tyre duket se demokracia vazhdon te mbijetoje. Nje shembull tipik eshte Republika Bolivariane e Venezueles me kushtetuten e te ciles jam njohur keto dite.
Leximi i saj te jep idene e nje demokracie per kete vend sepse nuk mungojne ne tekstin e ketij akti te gjithe ato elemente thelbesore qe dallojne demokracine nga sistemet e tjere si shteti i te drejtes te drejtat e njeriut pavaresia e gjyqesorit etj. Institucionet e pavarura ekzistojne por vec ne leter sepse ato zoterohen me nje dore te hekurt nga kryetari i mirenjohur i ketij vendi.
Paradoksi duket qysh se largu. Demokracia nuk eshte vetem leter e germe e ligjit. shte ne fakt me shume se kaq eshte shpirti. Ky shpirt e mban te gjalle. Kjo nevoje per te marre fryme lirisht per te menduar lirisht per te jetuar i lire.
shte ky shpirt qe i duhet sot shqiptareve. Te gjitheve pa perjashtim pavaresisht bindjeve politike. Humbja e lirise se nje qytetari eshte humbje e lirise se te gjitheve. Humbja e lirise se gjysmes se popullit eshte me keq se kaq. Askush sduhet te besoje se mungesa e lirise se tjetrit nuk te prek ty. Perkundrazi fati do te jete i njejte shpejt apo vone.
Ne kete kuptim kjo qe po ndodh sot ne institucionin kryesor te garancise se zgjedhjeve qe eshte KQZ nuk eshte me nje sfide paligjshmerie transparente por me shume se kaq nje sfide mbijetese e sistemit. Nuk behet fjale me per nje fitore apo humbje te opozites ne zgjedhjet per kryetarin e Bashkise se Kryeqytetit. Behet fjale per nje sfide te drejtperdrejte ndaj demokracise. Ky institucion prej ditesh po rrokullis me vendimarrjen e tij te paligjshme ne syte e te gjitheve gjithcka qe mundi te ndertohej ne gjithe keto vite.
Ajo qe po ndodh eshte e lidhur ne menyre jetike me lirine dhe te drejtat e cdo qytetari te ketij vendi. Askush nuk duhet te besoje se mund ti shpetoje me pasojave qe do te sjelle ne jeten e secilit prej nesh vendimarrja dhe aktiviteti I KQZ keto dite. As perkrahesit e qeverise se sotme.
Ndaj eshte koha per nje reagim te intelektualeve te ketij vendi te shoqerise civile te Universiteteve Shqiptare. Askush nuk duhet me ta mendoje kete ceshtje si te lidhur me fatin e Rames apo te PS. Vota e qytetarit eshte ceshtje e qytetarise shqiptare. Ndaj kjo e fundit duhet me urgjence paqesisht dhe me vendosmeri te thote fjalen e saj. Nese gjerat do te shkojne sic po duken dhe KQZ do e dergoje proceduren deri ne fund te jemi te sigurt se sistemi qe po ndertojme nuk do te jete me demokratik e secili prej nesh nuk do te jete me i lire.
Ndaj ta mbrojme veten qytetare duke mbrojtur demokracine ne kete vend ne kete Shqiperi qe aq shume e duam europiane. Jo vetem ne ligje e kushtetuta por mbi te gjitha ne shpirt. Ne shpirtin tone Europian.