E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arbitri më i mirë për Itali-Francë

 

Sllovaku Lubos Michel, i konsideruar si numri një mes 12 arbitrave në Euro 2008, është zgjedhur për të ‘drejtuar’ takimin mes Italisë dhe Francës.

Ndërkohë që ndjeshja tjetër, Hollandë-Rumani, shumë e rëndësishme i është lënë në dorë zviceranit Massimo Busacca.

Pas diskutimeve që pati për çështje të arbitrimit në ndeshjen mes Hollanës dhe Rumanisë, UEFA ka vendosur për ndeshjen e fundit të grupit C, lojë ku Italia ka kundër Francën, më të mirin që ka në dispozicion.

Bëhet fjalë për Lubos Michel, që cilësohet aktualisht si më i miri. Sllovaku, 44-vjeç, me një karrierë të gjatë ka qenë arbitër ndërkombëtar që kur ishte 30-vjeç. Madje, ai ka arbitruar edhe më parë një ndeshje mes Italisë e Francës, atë të kthimit për kualifikimin në Euro 2008, zhvilluar në 8 shtator të vitit 2007 në Milano, që përfundoi në barazim 0-0.

Në këtë kohë, ishte përcaktuar për finalen në Moskë mes Manchester United dhe Chelsea.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›