E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau për një celular, në hetim 25-vjeçari

 

Tiranë- “Vrasje me dashje” është akuza që rëndon mbi Gentian Manushaj, 25-vjeç, i arrestuar para tre ditësh si i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij. Sipas burimeve zyrtare mësohet se ai do të hetohet nga prokuroria për këtë vepër penale. Akuza ndaj 25-vjeçarit është bërë e ditur nga burime pranë grupit hetimor të ngritur në prokurorinë e Tiranës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Gentian Manushaj, banues në Tiranë, u arrestua si autor i dyshuar i vrasjes me sende të forta të shtetasitDritan Bekteshi, 25-vjeç.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në rrugën "Myslym Keta" në kryeqytet. Viktima, fillimisht ishte e paidentifikuar dhe u dësh ca kohë deri sa policia mbërriti në identitetin e tij. Madje, hetimet e para folën edhe për gjetjen pa jetë të një endacaku, por të gjitha këto u saktësuan më pas, nga hetimet dhe dëshmitë e rastit.

Sipas të dhënave hetimore, mendohet se motivi i kësaj vrasjeje mendohet te jetë bërë një konflikt mes viktimës dhe autoritpër posedimin e një aparati celular.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›