Përplaset me autobusin e turistëve, vdes 37-vjeçari
Librazhd- Një person mbeti i vdekur në orët e para të mëgjesit të sotëm, kur automjeti më të cilin ishte duke udhëtuar u përplas me një autobush turistësh.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur Hotolisht, ku mbeti i vdekur shtetasi 37-vjeçar, Laze Mulaj. Sipas burimeve policore, përplasja ndodhi rreth orës 02.00 të mëngjesit mes një autoveturë tip "Benz" me targa TR 6369 E, me drejtues shtetasin Laze Mulaj, 37-vjeç, lindur e banues në Tropojë dhe me autobusin me turistë nga Mali i Zi,me targa KO 28479.
Si pasojë e kësaj përplasjeje ka gjetur vdekjen e menjëherëshme shoferi i mjetit tip "Benz", 37 vjecari Laze Mulaj. Mësohet se përreth 3 orë aksi rrugor Librazhd-Hotolisht u bllokua, për të rifilluar vetëm rreth orës 04.00, kur mjetet nisën të qarkullonin lirshëm. Policia e ardhur në vendin e ngjarjes ka shoqëruar për në komisariatin e policisë së Librazhdit tre shtetas nga Mali i Zi, shoferin, pronarin e autobusit si dhe fatorinën, të cilët po merren në pyetje në lidhje me aksidentin. Ndërsa mësohet se turistëve i është vënë në dispozicion një tjetër autobus për t’i dërguar ato në destinacion. Paraprakisht grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarjes konkludon se shkak i aksidentit me pasojë vdekjen e 37-vjeçarit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga autobuzi i turistëve të Malit të Zi, të cilët ktheheshin nga Shkupi i Maqedonisë