Arbri i Big Brother, djali që e përdori famën ndryshe
Në fakt, Arbri është një përjashtim. Përgjithësisht, personazhet e krijuara nga emisionet reality show, kanë kryekëput një tjetër rrugë. Në rastin më të keq, përfundojnë në kavie tabloidesh.
Këto të fundit (sh)përdorin famën e tyre, për të lypur targete mediokre në një treg konsumi mediatik, që nuk ka qejf, apo që nuk mundet t’i rezistojë komercializmit.
Vetë protagonistët e këtyre emisioneve i dorëzohen lehtë kësaj rrjete. Duhet të kesh më shumë se ç’të ofron ky mekanizëm komercial, që të mund t’i rezistosh atij. Arbri, p.sh., ia ka dalë mbanë…
Në titullin e kësaj interviste preferon të të quajmë Arbri i “Big Brother” apo Arbër Cepani?
Duke thënë Arbër Cepani, themi edhe Arbri i “Big Brother”-it, apo jo?
Me se po merret Arbri këto ditë …
Bashkë me një grup vullnetarësh nga Tirana, udhëtuam përmes një rruge jashtëzakonisht shumë të keqe dhe të lodhshme, vetëm dhe vetëm që të arrinim në majat e maleve të Lurës, dhe t’i shprehnim cilitdo individi, që në mënyre të papergjegjëshme ka abuzuar dhe abuzon duke prerë dhe masakruar në mënyrë barbare pyjet e ketij vendi përrallor, që është pasuri kombëtare e të gjithë neve.
Mesazhin tonë nuk donim ta jepnim duarbosh…bashkë me ne morëm me vete edhe 100 fidanë pishe, të cilat i mbollëm mbi rrënojat e pemëve të dikurshme….me bindjen se, 100 fidanë, duan 100 vjet të rriten dhe 100 sekonda të priten, prandaj duhet të angazhohemi të gjithë për mbrojtjen e tyre!
Arbër, duam të ndajmë me ty diccka që ka të bëjë me raportet që vendosen mes medias, me protagonistët e emisioneve televiziv ‘reality show’. Në fakt nuk e kemi fjalën vetëm për Shqipërinë, sepse njësoj është në të gjithë Europën, thuajse.
Protagonistët e këtyre emisioneve, përdoren si “kavie tabloidesh” nga shtypi i këtij lloji, duke u futur në një rrjet thashethemesh të përditshme rozë, për një publik të lehtë, ku nuk merret shumë vesh ku mbaron gënjeshtra dhe ku nis e vërteta.
Rasti juaj është një përjashtim nga rregulli në fakt. Ju keni shfrytëzuar famën që japin këto programe për një qëllim shumë më social. Pse kjo zgjedhje? Hyn në këtë vendim tuajin edhe ky status, disi parazitar, që u përpoqëm të përkufizojmë më sipër?
Është e vërtetë që në shumicen e rasteve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe gjetkë, protagonistët e këtyre emisioneve bien pre e shumë thashetheme, që në shumicën e rasteve fryhen së tepërmi, për të bërë më atraktive titujt e gazetave tabloide...
Përsa i përket vendimit tim për të marrëpjesë në një ‘reality show’, ishte pikësëpari kënaqësia për të provuar një eksperiencë ndryshe dhe, së dyti, sigurisht një mundësi e mirë që, nëpërmjet “famës” në thonjza që të ofron televizioni, të kesh fatin që mesazhet dhe zgjidhjet, sado modeste që të jenë, që ti kërkon të ofrosh për nj pikësëpari shoqëri më të mirë, të ndiqen nga një publik më i gjërë.
Televizionin dhe median në përgjithësi e shikoj si një plastelinë që modelohet sipas njeriut, ne vendosim, nëqoftëse duam ta modelojmë për mirë apo për këq.
Keni aspirata politike dhe, nëse po, si mendoni t’ia dilni mbanë vecc nismave dhe aksioneve sociale që po zhvilloni tani? Cili do të jetë hapi tjetër?
Unë e përkthej politikën me aksionet qytetare, me ndërgjegjen qytetare, me bashkimin e forcave të gjithësecilit, për një të ardhme më të mirë. Gjithësecili nga ne bën politikë kur kërkon një të drejtë që i mungon, gjithësecili nga ne bën politikë kur nuk e konsideron veten qytetar thjesht dhe vetëm sepse është një votë më shumë për politikanët një herë në katër vjet.
Qytetari duhet të jetë më i plotëfuqishëm sesa nje politikan, qytetari ka forcën e ndryshimit dhe prandaj edhe fushata jonë sensibilizuese ka emrin kuptimplotë: “Ndryshimi fillon nga ti”, sepse besojmë tek forca e gjithësecilit për ndryshim dhe jo vetëm në atë të kupolave! Hapi im i radhës do të jetë të vazhdoj të bëj detyrën time si qytetar!
“Ndryshimi fillon nga ti” është një thirrje për kë? Si është “renditja” e atyre që duhet të ndryshojnë?
“Ndryshimi fillon nga ti” është një grup vullnetarësh që kishte dëshirë të ndryshonte botën…por që kuptoi se, përpara se të ndryshoje botën, duhet të ndryshoje vendin tënd...dhe përpara se të ndryshoje vendin tënd, duhet të ndryshoje qytetin tënd...dhe përpara se të ndryshoje qytetin tënd, duhet të ndryshoje lagjen tënde...dhe më përpara, akoma, sesa të ndryshoje lagjen tënde, të ndryshoje vetveten!
Ndryshimi i botës fillon nga ndryshimi i vetvetes dhe prandaj besojmë se vetëm me impenjimin e gjithësecilit prej nesh, mund të arrijmë të shijojmë një të ardhme më të mirë se ajo e brezave që lamë pas.
Çfarë nuk shkon me shoqërinë shqiptare? Një Arbër politikan ccfarë do përpiqej të ndryshonte, gjënë e parë fare?
Shpreh bindjen e plotë, edhe njëherë, se ndryshimi dhe mrekullia, nuk do të vijë as nga Arbri, as nga Agroni dhe as nga ndonjë qenie tjetër e rënë nga qielli, ndryshimi do të vijë vetëm atëherë kur të jemi koshientë se jemi ne të parët që kemi ndryshuar dhe do të pyesim veten, ashtu sicc bëri edhe J. F. Kennedy “Mos pyet ccfarë mund të bëjë atdheu për ty, por ccfarë mund të bësh ti për atdheun” !
Kemi një klasë politike nën akuzë për situatën. I përkisni asaj kategorie të shoqërisë që fajëson tërësisht për gjendjen degjenerimin e politikës, apo ka fajtorë të tjerë për situatën?
Për të dhënë një shembull banal dhe konkret, brenda nesh kemi individe që hedhin lëkurëne bananes në mes të rrugës dhe shprehen: “Shtet i poshtër, nuk pastron rrugët”.
Pa përjashtuar gabimet e klasës politike, demonizimi i saj më duket më shumë si një mënyrë për të justifikuar gjithccka që, ne si qytetarë (tek qytetarët bëjnë pjesë dhe politikanët), duhet të bënim, por nuk e bëjmë.
T’i hedhim fajit njëri-tjetrit është shumë e thjeshtë. Të mbledhësh forcat, të punosh dhe të sakrifikosh për një komunitet më të mirë është shumë më e vështirë, por ja që është rruga e vetme për një ndryshim pozitiv!
Prej kur e keni nisur fushatën e deri më sot, ka patur momente që keni thënë: “Eh, ja dicka që është e pamundur të ndryshojë..”, apo “Boll, u lodha”
Në qoftë se kemi arritur të sensibilizojmë edhe një person të vetëm, në të gjithë territorin e republikës, atëherë misionin tonë e quajmë të suksesshëm dhe lodhjen tonë të justifikuar!
Mësimi më i madh që ke nxjerrë gjatë kësaj përpjekje?
Që, në fund të fundit, ne shqiptarëve na mungon vetëm vullneti i mirë, ndërgjegja dhe puna e palodhur që ta bëjmë këtë vend, ashtu sicc donin ta shikonin të parët tanë!
Perëndia na ka falur lumenj, male, dete, fusha e kodra, ne duhet vetëm të bashkjetojmë me to, për të hapur një faqe të re të vendit tonë.
Po gjëja që të ka mërzitur më shumë?
Shpeshherë, në udhëtimet tona, na ka mërzitur të shikonim varfëri të skajshme, njerëz të izoluar nga bota në fshatra të thella, shfrytëzimet pa kriter që u bëhen pasurive natyrore, shkatërrime të vlerave arkeologjike, etj….Megjithatë, kjo mërzi, kthehet në një forcë akoma më të madhe, për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve, për të ndalur masakrën e shfrytëzimeve natyrore e kështu me rradhë.
PYETESORI I PRUSTIT
“Besimi në zot, më ka dhënë forcën të sfidoj frikën…”
Çfarë është lumturia për Arbrin?
Kënaqësia e të ndenjurit pranë njerëzve që dua.
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Dëshira për të sfiduar edhe një ditë më shumë jetën.
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Qesh shpesh...edhe në situate, ndoshta, kritike..dhe qesh gjithmonë me shpirt.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Vullneti për të përfunduar objektivat që i vë vetes.
Defekti juaj kryesor?
Kokëfortësia.
Ndaj cilave gabime jeni më tolerant?
Gabimi është njerëzor....mundohem të jem gjithmonë tolerant.
Hera e fundit që u përlotët?
Nuk jam nga ata burra që them....burri që është burrë, nuk përlotet.... Ka raste që mund të përlotem edhe nga një film. Sa për herën e fundit, nuk më kujtohet fort mirë.
Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Mendoj se Shqipëria ka fatin të ketë si bij të saj, shumë nga personalitetet më të famshme të botës të të gjitha kohërave. Do të ishte nder për mua të indentifikohesha me cilindo nga bashkëkombasit e të njëjtit gjak me mua.
Udhëtimi juaj i preferuar?
Udhëtimet e paprogramuara, mundësisht në vende jo shumë lehtë të arritshme nga “globalizmi turistik”.
Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Pablo Neruda, sidomos në shkrimin “Dalëngadale vdes” dhe britaniku, Joseph Rudyard Kipling, në shkrimin “If” (Nëqoftëse), por pa harruar këtu shkrimtarët shqiptarë, nga rilindasit, deri tek Agolli dhe Kadareja sot.
Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?
Besën, mikëpritjen dhe respektin që tregon ndaj gruas.
Tek një grua?
Zgjuarsinë, mirësjelljen dhe feminilitetin.
Kompozitori juaj i preferuar?
Kompozitori italian Antonio Vivaldi. Përveccse një kompozitor i shkëlqyer, ka dhe meritën e madhe që i dedikoi një nga veprat e tij heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skenderbeut”.
Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?
“Arvanitasit dhe prejardhja e Grekërve”, nga Aristidh Kola, si dhe dy nga librat e Dan Brown “Engjëj dhe Demon” dhe “Kodi i Da Vinccit”
Filmi që ju la mbresë të thellë?
Pa më të voglin dyshim, filmi “Brave Heart”, i kolosalit Mel Gibson, me regji të Randall Wallace.
Piktori juaj i dashur?
Hollandezi i mirënjohur, Vincent Van Gogh, jo vetëm për veprat e tij artistike, por edhe për biografinë që disponon.
Ngjyra juaj e preferuar?
Kuq e zi.
Kë konsideroni si suksesin tuaj më tëmadh?
Të pasurit në krahë persona që i dua dhe më duan.
Pija juaj e preferuar?
Lëngu i mangos. Do thoni ju po mangon ku shkove e gjete? Duke qënë se jam rritur në Havanë të Kubës, atje mango ishte, sicc kemi ne këtu domatet zëmërkau....pra ishin sheshit, duke qënë se prodhoheshin atje.
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?.
Në qoftë se, në ndonjë moment të caktuar, lëndoj dikë padashur.
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Fakti që njeriu, për interesa sidomos financiare, bëhet më i egër dhe brutal se kafsha.
Frika juaj më e madhe?
“Në qoftë se perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?”. Besimi në zot, më ka dhënë forcë të sfidoj frikën.
Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Në raste të caktuara kur një gënjeshtër është më e ëmbël sesa një e vërtetë. Por këto janë vetëm raste të caktuara... në shumicën e rasteve gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe përdorimi i saj nuk tregon karakter të fortë.
Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Bakshishi për kamerierët në lokal, konsiderohet ryshfet? Në qoftë se po...atëherë paskam dhënë edhe unë ryshfet.....
Cila është motoja juaj?
“Audaces Fortuna Iuvat”.....Fati ndjek guximtarët!
Si do të dëshironit të vdisnit?
Të gjithë do të vdesim një ditë...nuk ka rëndësi se kur vdes dhe sesi vdes, e rëndësishme është që, kur të vdesim, të kemi lënë një gjurmë në këtë rrugëtim që quhet jetë.
Po të ndodhte të takonit zotin, çfarë do t’i thoshit?
Faleminderit që më qëndron pranë ccdo sekondë të jetës sime.
Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
Gjithmonë ka një motiv të mirë në jetë për të qënë në gjendje shpirtërore të mirë dhe optimiste.