E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përsëri Sulaj rrëmben një çmim për karikaturën

 

Duke ruajtur një linjë ngjarjesh joreale, specialistë të karikaturës kanë prezantuar në vite idetë se si mund të shikohet bota individualisht dhe si ajo mund të ndryshojë. Sekuencat satirike dhe filozofike ndonjëherë të pista me karakter kritikues ndaj një fenomeni, fesë ose njerëzimit nuk ishin gjë tjetër veçse bota e parë në syrin e një krijuesi.

Pikërishtë në këtë kontekst qëndron dhe tema e edicionit të 25-të të konkursit ndërkombëtar të karikaturës nën titull “The Ways of the World” (Udhët e Botës), zhvilluar më 26 tetor në Stamboll (Turqi).

Konkursi organizuar nga Fondacioni Aydin Dogan në vendin e quajtur Kongresin e Qëndrës Hilton, shpall fitues për vitin 2008, turkun Ahmet Öztürklevent. Ndërsa shqiptari Agm Sulaj rrëmbeu çmimin e dytë dhe çmimi tretë i shkoi austriakut Gerhard Gepp.

Takimi kushtuar përvjetorit të këtij konkursi, i cili u shoqërua me promovimin e një katalogu të fituesve ndër vite në Kanyon Shopping, në Stamboll, bashkoi ata që për vite me radhë së bashku kanë prezantuar modelin planetar të njerëzimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›