E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardhja e emigrantëve, nga 1 qershori punë 11 orë

Prishtinë -Qeveria e Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme. Gjatë kësaj mbledhje, është miratuar iniciativa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zgjatjen e orarit të punës duke filluar nga 1 qershori nga 8 në 11 orë dhe 8 orë pune të shtunave si dhe të shtimit të kapaciteteve në qendrat komunale të Regjistrimit Civil dhe në Departamentin e Prodhimit të Dokumenteve.

E gjithë kjo sipas ministrit Zenun Pajaziti do të bëhet veçmas për të lehtësuar nxjerrjen e dokumenteve për njerëzit tanë nga diaspora.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›