Manaj: Zgjedhjet e sivjetme, më të mirat
Prishtinë - LDK përkrah angazhimet dhe bisedat që Presidenti i vendit vazhdon t'i mbajë me gjithë spektrin politik për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe është në pritje që të ketë një datë përfundimtare. "Ne presim që ky proces të përfundojë sa më shpejt që të kemi datën definitive për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe presim që pas caktimit të datës të fillojmë aktivitetet edhe formale edhe transparente edhe publike, për përgatitjen për pjesëmarrje në zgjedhjet që pritet të bëhen në vjeshtën e këtij viti", tha Ramë Manaj, sekretar i Përgjithshëm i LDK-së dhe zëvendëskryeministër i Kosovës në një konferencë për shtyp.
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të demonstrojë kapacitetet dhe kompetencën e tij që zgjedhjet e këtij viti të organizohen dhe të menaxhohen në kuptimin e kompetencave ligjore, në nivelin më të mirë të mundshëm, në kualitetin më të mirë të mundshëm"-theksoi më tej Manaj.
Ai shtroi nevojën që zgjedhjet e sivjetme të jenë të vëzhguara dhe të monitoruara nga vëzhgues dhe monitorues të jashtëm, përfshirë edhe OSBE-në, roli i të cilit, siç tha, edhe më tutje do të jetë plotësues dhe përkrahës në organizimin e zgjedhjeve. Gjatë kësaj koference për shtyp Manaj përshëndeti miratimin unanim të rezolutës në Organizatën e Konferencës Islamike që i atribuohet sensibilizimit për njohje të shtetit të ri të Kosovës, duke vlerësuar lart angazhimin e diplomacisë shqiptare në përgatitjen e kësaj rezolute dhe falënderoi për angazhimin e tyre si dhe të vendeve të tjera që punuan me organizimin dhe përgatitjen e rezolutës.
Gjithashtu Manaj përgëzoi angazhimin intensiv të Ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës Skender Hyseni që aktualisht ndodhet në Nju Jork në vazhdimësinë e lobimit për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.