E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardhja e emigrantëve, policia merr një sërë masash

Masat janë marrë kryesisht në pikat e kalimit kufitar si ato tokësore dhe detare për të përballuar kështu fluksin e madh të udhëtarëve.

Drejtoria Rajonale e Kufirit ka bërë të ditur se janë hartuar një sërë masash për të lehtësuar sa më shumë hyrjen e emigrantëve në atdhe. Një prej këtyre masave është edhe shtimi i sportele dhe punonjësve të tjerë të doganave në pikat kufitare kryesisht me Greqinë.

Masa janë marrë edhe në menaxhimin e trafikut rrugor. Ndërkohë, masa të tilla do të merren edhe në portin më të madh në vend, atë të Durrësit. Nga njëra anë shtohen tragetet nga agjencitë e udhëtimit, ndërkohë që policisë i duhet të menaxhojë qëndrimin e këtyre trageteve nëpër porte. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Vlorë, ku janë hapur 8 sportele për kontrollin e pasagjerëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›