Dështimi i radhës i seancës për Gërdecin
Nga 5 avokatë që munguan seancën e shkuar, kësaj here kanë munguar tre, çka ka detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën.
Nga mungesa e avokatëve, pesë prej të pandehurve mbeteshin pa mbrojtje, çka s’mund ta vijonte seancën.
Seancat gjyqësore për këtë proces tejet të rëndësishëm zhvillohen pothuajse çdo të hënë, por në të shumtën e herëve seanca ka dështuar për shkak të mungesës së avokatëve, e në disa raste edhe të njërit prej tre gjyqtarëve të trupës gjykuese.
29 është numri i të pandehurve në këtë proces, tre prej të cilëve në burg si të lidhur direkt me ngjarjen, ndërkohë që pjesa tjetër janë kryesisht ushtarakë, të cilët gjykohen për mos zbatimin e rregullave gjatë ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në fshatin Gërdec, pak kilometra larg Tiranës.