Vazhdojnë hetimet e EULEX-it për korrupsion
Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal thekson se disa prej rasteve kërkojnë kohë, dhe fakti që nuk është publikuar asgjë, nuk do të thotë se hetimet nuk po zhvillohen. Sipas saj, duhet të kihet parasysh fakti që jo të gjitha rastet kanë nevojë për arrestime.
Njëkohësisht, zyrtarët e EULEX-it hedhin poshtë cdo mundësi që ndërhyrjet politike të jenë shkaktarë të mungesës së arrestimeve të paralajmëruara më parë.
“Prokurorët e EULEX-it dhe hetuesit janë duke bërë punën e tyre pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë. Të 27 shtetet anëtare kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për aksionet tona të fundit”, ka thënë Limdal.