E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Fullani, Guvernator i Shqipërisë edhe për 7 vjet, votojnë pro edhe Blushi e Malaj

Share

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ardian Fullanin si Guvernator të Bankës së Shqipërisë. Kandidatura e Fullanit ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës. Nga votimi i hapur që është kryer në Kuvend, 75 deputetë kanë votuar pro Fullanit, ndërsa 51 të opozitës kundër.

Pavarësisht kundërshtimit të ashpër të opozitës, dy prej deputetëve të saj, Ben Blushi dhe Arben Malaj, kanë votuar pro kandidaturës së Ardian Fullanit

Tashmë Fullani do të qendrojë edhe shtatë vjet të tjera në krye të Bankës së Shqipërisë, pavarësisht kundërshtimeve të shumta për kandidaturën e tij nga ana e opozitës. Së bashku me mandatin e parë, Fullani i bie që të qendrojë 14 vjet në krye të Bankës së Shqipërisë, si askush më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›