E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Shqiptarët respektuan rregullat e “Schengen”-it, përmbushja e reformave sjell më pranë Integrimin

27-04-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i delegacionit të BE-së, ka shprehur vlerësimin e tij për arritjen e këtij procesi

Ecuria e lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë në vendet “Schengen” pas vendimit historik të 8 nëntorit ka qenë tematika diskutimeve të përfaqësuesve të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Drejtorisë së Migracionit në Policinë e Shtetit, dhe ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.
Studimi i Lëvizjes së Lirë në Shqipëri e ka vlerësuar si një ndikim pozitiv masën e marrë nga BE për të lejuar lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në vendet “Schengen”.
Zëvendësministrja vlerësoi edhe projektet për integrimin e të kthyerve, ndërsa ambasadori Sequi vlerësoi angazhimin e përbashkët të Shqipërisë dhe Komisionit Europian në fitimin e kësaj të drejte nga qytetarët shqiptarë si dhe siguroi për mbështetjen e plotë në thellimin e reformave deri në një integrim të plotë në BE me anëtarësimin e Shqipëri në këtë Bashkësi. Sequi vlerësoi si të domosdoshme vendosjen e dialogut politik dhe bëri thirrje për një proces të qetë dhe të ndershëm për zgjedhjet e 8 majit. Në qershor pritet dhe një raport i BE-së së në lidhje me ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave në Shqipëri.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi: Plotësoni standardet për anëtarësimin në BE

Nëse vendi ynë kërkon shpejt të anëtarësohet në BE, më parë duhet të plotësojë reformat dhe rekomandimet e BE-së. Është, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui që ka kërkuar sot nga klasa politike në vend plotësimin e standardeve për të marrë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në tryezën e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), për impaktin e liberalizimit të vizave, Sequi ka vlerësuar se heqja e vizave ishte një hap i rëndësishëm, por për t’u bërë pjesë e BE-së duhet që të kryhen reformat e kërkuara.
Ai ka theksuar se pjesë e integrimit është edhe garantimi i të drejtës së pronës në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë të drejtat në vendin e tyre. “Liberalizimi i vizave është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta. Heqja e vizave është hapi i parë në procesin e integrimit ndërkohë duhen të ndërmerren reforma të tjera. Anëtarësimi në BE ka të bëjë me pjekurinë e demokracisë”- theksoi Sequi.
Ambasadori tha se raporti i KE-së për lëvizjen e lirë do të publikohet në muajin qershor, ndërsa shprehur besimin se ky dokument do të jetë pozitiv.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›