Ardian Gjini: Insinuata qesharake
AAK thote se deklarimet e Kryeministrit per projektin Hade jane "insinuata qesharake" dhe se behen per te zhvendosur vemendjen nga shume afera te Qeverise aktuale. Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ardian Gjini, i quajti dje deklaratat e Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, ne lidhje me keqperdorimet e mundshme ne projektin e zhvendosjes se fshatit Hade si "insinuata qesharake". Kryeministri Thaci, ne mbledhjen e fundit te Qeverise, ka kerkuar raport per te pare shpenzimin e 20 milione eurove ne projektin e fshatit Hade nen dyshimin e shperdorimeve nga perberja e kaluar e Qeverise. Thaci ka thene se disa ish-ministra edhe fshihen pas disa blloqeve banesore te cilat i shesin tash ndersa i kane ndertuar duke shperdoruar ate fond.