E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK dhe AAK vazhdojne t'i marrin njera-tjetres elektoratin

Partia Demokratike e Kosoves dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, po vazhdojne perpjekjet qe t'ia marrin njera-tjetres elektoratin duke shperndare libreza. Keshtu PDK-ja ne Gjilan ka paralajmeruar qe sot do te behet aderimi i kryesise se AAK-se se Gjilanit ne PDK, ndersa AAK-ja konsolidimin e kryesise se re te Deges se partise ne kete qytet. Nga ana tjeter, kreu i AAK-se Ramush Haradinaj, shperndau ne Decan rreth 1.500 libreza per anetaret e rinj te partise, te cilet kane qene anetare te partive te tjera perfshire edhe te PDK-se, njofton nepermjet nje komunikate shtypi AAK-ja. Kjo lufte per libreza mes ketyre dy partive ka nisur para disa javesh kur ne Partia Demokratike e Kosoves kaluan pjesetare te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, ne komunen e Vushtrrise dhe e Drenasit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›