E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jini krijues edhe ne shtrat

Ja se si mund te eksperimentoni ne jeten seksuale me partnerin tuaj

Edhe po te jesh nga ato gra qe dine ta shijojne seksin, ia vlen te eksperimentosh ne shtrat. Sipas eksperteve mbi seksin, njerezit zakonisht perserisin te njejtat pozicione ne shtrat dhe kjo sjell rutinen. Kur nuk ka nje ndjesi risie, nivelet e dopamines, e cila eshte e lidhur direkt me eksitimin seksual, mbeten te uleta. Nga ana tjeter, kur ne shtrat gjithcka eshte aksion dhe larmi, niveli i dopamines rritet dhe eksitoheni me shume. Seksi eshte me i mire kur shtohet "faktori surprize". Djemve u duken shume eksituese grate me imagjinate dhe, c'eshte me e rendesishmja, qe kane deshire te bejne gjera te ndryshme, me qellimin qe situata te mbetet e nxehte. Duke u nisur nga kjo, kemi pershkruar shtate stile seksuale shume krijuese qe partneri yt dhe ti te udhetoni se bashku drejt nje dimensioni te ri...

Seksi i embel

Ku konsiston: Ekspertet thone se nganjehere burrat preferojne me shume nje joshje te ngadalte dhe delikate. Me nje fjale, duan masazhe, puthje dhe te beni dashuri te perqafuar.

Per te filluar: Mbushe vasken me shkume, vish te brendshme seksi dhe ftoje partnerin te beni nje banje se bashku. Zhvishe ngadale dhe pastaj zhvishu edhe vete. Kur te jeni qe te dy ne uje, relaksohuni me puthje dhe perkedhelje, por rezistojini tundimit per te shkuar me tej.

Pozicioni ideal: Shtrihuni anash, perballe njeri-tjetrit dhe perqafohuni. Filloni te levizni ngadale, me qellimin qe t'i afroheni sa me shume njeri-tjetrit. Pastaj, pak nga pak, shtoni pasionin me nje penetrim gjithnje e me te thelle pa i lene puthjet e fuqishme. Psikologu shpjegon se ky pozicion te lejon ta shohesh partnerin ne sy, ta prekesh, ta puthesh, t'i flasesh dhe ta perkedhelesh ne te gjithe trupin. Pervec kesaj, meqe eshte nje pozicion qe nuk kerkon shume sforcim fizik per djemte, mund te shijoni seksin e relaksuar, por intensiv, per nje kohe me te gjate.

Me "vajzen e keqe"

Ku konsiston: Qetesohu, nuk do te te kerkojme te perdoresh prangat apo kamxhikun, por t'i tregosh partnerit se je ti qe e kontrollon situaten. Kur e merr iniciativen gruaja, partneri mendon se i jane dhene shume mundesi eksituese.

Per te filluar: Thuaji qe te ulet ne karrige dhe qe mund te te shikoje, por nuk mund te te preke. Kape nga floket, ne pjesen e qafes, me butesi, por me vendosmeri dhe terhiqja koken pas. Kafshoji lehte qafen, veshet dhe thithat duke vazhduar ne gjoks dhe bark.

Pozicioni ideal: Nderkohe qe ai rri ulur, ti qendro ne kembe, me shpine nga ai dhe, nen ritmin e nje muzike te lehte, hiq sutjenat dhe mbathjet. Pastaj ulu ne prehrin e tij dhe veri duart e tij mbi gjoksin tend. Perkulu pak perpara, mbeshteti duart te kofshet e tij dhe fillo te besh levizje lart e poshte, duke kontrolluar shpejtesine dhe forcen e penetrimeve.

Seksi shpirteror

Ku konsiston: Sipas atyre qe e praktikojne, eshte nje lloj akti qe te ndihmon te lidhesh me partnerin ne nje nivel me shpirteror.

Per te filluar: Ver disa pika esence ne disa pjese te trupit, pastaj thuaji partnerit te shtrihet lakuriq mbi shtrat. Vendosu siper tij dhe ferko zonat ku vure esencen me lekuren e tij. Sipas eksperteve, kjo eshte nje menyre shume e mire per t'u lidhur me shume ne planin intim.

Pozicioni ideal: Rrethi i arte. Ulu mbi prehrin e tij, me kembet rreth belit te njeri-tjetrit. Lere te te penetroje me butesi, pastaj filloni te lekundeni shume, shume ngadale, duke u munduar qe klitorisi yt te preke kocken e tij pubike. Eksitimi do te jete ne maksimum. Nderkohe, puthe dhe buzet e gjuhet tuaja te levizin ne te njejtin ritem me penetrimin. Bejini te gjitha shume ngadale, qe ndjesia te zgjase sa me shume. Ka mundesi qe ne fund te arrini nje orgazme shume te fuqishme, per shkak se seksit i keni shtuar edhe energjine emocionale. Keshtu, mund te arrini edhe orgazmen e njekohshme.

Seksi i ndjesive

Ku konsiston: Eshte shume e thjeshte: Lidhi syte qe te hyjne ne veprim shqisat e tjera.

Per te filluar: Lidhi syte me nje shami te lemuar, prej mendafshi. Puthe ne disa zona te trupit, si per shembull ne pjesen e brendshme te kofsheve dhe me pas puthe ne nje zone krejt tjeter. Elementi surprize do te beje qe te aktivizohen te gjitha shqisat.

Pozicioni ideal: Pozicioni 69. Lidhi syte dhe vendosuni ne pozicionin 69, duke i dhene kenaqesi njeri-tjetrit. Pas pak, befasoje duke nderruar pozicion dhe lere te te penetroje. Ne raundin e dyte do te jesh ti ajo qe do t'i mbaje syte mbyllur.

Seksi lojecak

Ku konsiston: Psikologu siguron se, nese kerkon qe jeta ne shtrat te vazhdoje te jete interesante, humori eshte nje ndihme e madhe.

Per te filluar: Shpikni ndonje loje, si per shembull, "pokeri i shtratit". Ai qe fiton, mund te kerkoje cfare te doje nga partneri, duke filluar qe nga masazhi e deri te seksi oral. Gjithashtu, mund te propozoni nje gjueti thesari neper shtepi, ku keni fshehur nje loder seksuale apo nje veshje seksi. Kur t'i gjeje partneri, shpjegoji per cfare sherbejne.

Pozicioni ideal: Ai rrotullues. Thuaji partnerit te qendroje siper teje ne pozicionin e misionerit. Qendroni te ngjitur per te pakten 5 minuta dhe ne vazhdim rrotullohuni derisa te jesh ti siper. Pas disa minutash puthjeje dhe perqafimesh rrotullohuni perseri derisa te jesh perseri ti poshte. Kjo gje, jo vetem qe eshte zbavitese (do te shihni sa do te qeshni), por do t'ju lejoje te merrni ne dore nje here njeri, nje here tjetri, kontrollin e ritmit dhe intensitetit te seksit. Do te vendosni ju se cili do te qendroje siper kur te mbaroni. Ju keshillojme qe me mire te shtriheni ne nje qilim te madh ne toke, sesa ne shtrat, qe te mos rrezikoni te bini.

Seksi i uritur

Ku konsiston: Behet fjale per nje seks te shpejte, me nje fjale, qe e deshiron aq shume, sa je gati ta besh ne cfaredolloj vendi. "Nuk ka gje me seksi per nje burre, sesa nje grua aq e eksituar, sa eshte gati te beje dashuri menjehere", thote psikologu.

Per te filluar: "Sulmoje" kur te jeni ne kuzhine, per shembull duke pergatitur darken. Merrja doren dhe coje te gjoksi yt, nderkohe qe e perkedhel mbi pantallonat.

Pozicioni ideal: Ne kembe. Fillo ta puthesh dhe shtyje drejt nje muri. Mbeshtetu me kurrizin nga muri, rrethoji belin me njeren kembe dhe perqafoje qe ai te te ngreje per te te penetruar. Nese nuk ndiheni rehat, mbeshtete njeren kembe ne toke. Keshtu do te jete me e lehte per te mbajtur ekuilibrin. Celesi per te siguruar nje mbajtje te mire eshte te mbeshtetesh mire pas murit, t'i mbash kembet fort rreth belit te tij dhe te shtysh pelvisin qe te shtosh ferkimin.

Seksi i nxehte

Ku konsiston: Kerkon shume kohe, keshtu qe eshte mire t'i dedikosh gjithe naten per ta vene ne praktike.

Per te filluar: Menyra me e mire per te filluar nje seance te gjate seksi eshte te ngrohesh ambientin me nje masazh sensual. Kushtoji vemendje te pasmeve te tij, kofsheve, por mos i prek ende organet gjenitale.

Pozicioni ideal: Gruaja siper. Kur partneri yt dhe ti te jeni shume te eksituar, rreshqit siper tij, ne menyre qe cdo pjese e trupit tend te preke te tijen. Ne kete pozicion, ti mund te kontrollosh ritmin dhe intensitetin. Eshte nje pozicion qe i eksiton burrat, sepse ata nuk kane nevoje te sforcohen, nderkohe qe mund te eksplorojne cdo centimeter te trupit tend.

Te brendshmet per secilin rast

Per seksin e bute: Nje pale te brendshme te bardha me dantella.

Per seksin e "vajzes se keqe": Zhartjere te zeza per nje pamje pikante.

Per seksin shpirteror: Mbathje dhe kemishe e shkurter qe te shkoje me to.

Per seksin lojecak: Vish te brendshme me stampime te guximshme dhe origjinale

Per seksin e uritur: Nje pale sutjena qe hiqen shpejt.

Per seksin e nxehte: Tango te kuqe.

Per seksin e ndjesive: Mbathje me cope shume te lemuar dhe te bute.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›