Shefi i UNMIK raportim ne Qeveri per takimin me Jeremic
Perfaqesuesit e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, perkrah atyre te misioneve te tjera nderkombetare, do te marrin pjese ne dialogun Prishtine-Beograd per te ashtuquajturat ceshtje teknike ndermjet dy vendeve, mirepo pasi te jete definuar roli i sakte i tij ne kete dialog. Kete e konfirmoi zedhenesi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, i cili tha se, "eshte nje ceshtje e cila ka mbetur per t'u shqyrtuar, por sipas te gjitha gjasave do te jene disa aktore te ndryshem nderkombetar sepse pergjegjesite ne ceshtjet si policia, drejtesia dhe dogana tanime u jane bartur EULEX-it dhe nuk jane me pergjegjesi e UNMIK-ut". Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, eshte kthyer te premten nga Nju Jorku ku, nder te tjera, kishte zhvilluar nje takim me ministrin e jashtem serb, Vuk Jeremic. Zedhenesi i UNMIK-ut, Ivanko tha se "gjeja e pare qe ambasadori Zanier planifikon te beje eshte te njoftoje qeverine ketu per takimin qe ka mbajtur me Jeremicin". "Natyrisht se cdo lloj diskutimesh perfshijne disa pale dhe jo vetem nje. Pra, do te jene disa vendimmarres nderkombetar dhe natyrisht se edhe Prishtina edhe Beogradi duhet te pajtohen me cfaredolloj diskutimesh", tha Ivanko. Prishtina zyrtare, nderkohe, vazhdon te refuzoje planin 6 pikesh t OKB-se si dhe bisedimet teknike me shtetin serb duke kembengulur ne qendrimin se me Serbine mund te bisedohet vetem per ceshtje qe jane ne interes te dy shteteve fqinje.