E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Mocka, i akuzuari i "Cikon 4" i drejtohet Gjykates se Tiranes

Tirane- Nje nga te denuarit e "Ciklon 4" i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes per lirimin e tij me kusht. Ardian Mocka ka depozituar kerkesen e tij, qe mban numrin 577, e cila ka si objekt te saj "lirimin me kusht". Pas hedhjes se shortit elektronik kerkesa i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Gerd Hoxha. Ky i fundit pritet qe te caktoje oren, daten e gjyqit, si dhe te njoftoje palen kerkuese dhe prokurorine per te qene prezente ne seancen e pare. Ne kerkesen e tij, Ardian Mocka kerkon nga akuza lirimin e tij me kusht deri ne perfundim te denimit te dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda. Kerkesa vjen pas sjelljes se tij te mire ne institucionin qe eshte duke vuajtur denimin. Ne rast se gjykata e pranon kerkesen e te denuarit, atehere ai nuk duhet qe te kryeje asnje veper tjeter penale, ne te kundert pervec akuzes se re, duhet te shtyje edhe denimin qe i ka mbetur. Mocka u denua nga Gjykata e Krimeve te Renda me 7 vjet burgim, me daten 24 dhjetor te vitit 2008. Sipas hetimeve te kryera ne ate kohe nga organi i akuzes ka rezultuar se te pandehurit Glerjan Hyseni, Shkelqim Gjoka e Adrian Mocka kane trafikuar ne bashkepunim me njeri-tjetrin 9 mina me lende plasese (tritol. Sipas akuzes, keto mina me lende plasese (bomba) jane prodhuar nga i pandehuri Hysen Hyka, me banim ne Tirane dhe ne vijim jane trafikuar ne bashkepunim me njeri-tjetrin prej te pandehurve Glerjan Hyseni, Shkelqim Gjoka e Adrian Mocka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›