Juve rigjen fitoren, por tifozët e godasin me vezë
Juventusi është rikthyer te fitorja, duke mundur 2-1 Atalantën në "Olimpiko" të Torinos, në një ndeshje mjaft të vuajtur. Bardhezinjtë kanë triumfuar vetëm falë një goli në minutat e fundit të shënuar nga Felipe Melo, një prej futbollistëve më të kontestuar të këtij sezoni. Por, ndeshja e djeshme ndaj skuadrës bergamaske do të mbahet mend sidomos për protestën masive të organizuar nga tifozët, që kanë sulmuar skuadrën e tyre për shkak të sezonit katastrofë. Protesta ka nisur që në mëngjes, kur qindra tifozë kanë pritur ekipin në dalje të hotelit, duke goditur futbollistët me shishe dhe vezë ndërsa ata hipnin në autobus për në stadium. Një prej fansave madje ka arritur t'i shpëtojë kordonit të policisë, duke goditur me shpullë Xhonatan Zebina. Në orët e pasdites, organet e rendit bënë të ditur se ai është identifikuar tashmë. "Këtë shpullë nuk e pashë, - komentoi trajneri Alberto Zakeroni pas takimit të djeshëm. - Të godasësh dikë nuk është gjë e mirë, kjo nuk bën pjesë në botën e civilizuar. Ndërsa kontestimi i rezultateve të skuadrës është gjë tjetër, kjo mund të pranohet", theksoi ai. Gjatë këtij momenti, kapiteni Aleks Del Piero mori guximin të flasë me tifozët. Por, kjo ishte vetëm nisja, pasi mbështetësit e Juventusit siç kishin paralajmëruar, nuk kanë përkrahur skuadrën gjatë ndeshjes, duke qëndruar jashtë stadiumit. Pjesa e vetme që hyri brenda nuk reshti së kontestuari Felipe Melon, Diegon, Zebinanë dhe Kanavaron, duke duartrokitur vetëm Del Pieron dhe Marçizion.
Zebina
Njeriu që e ka pësuar më shumë nga protesta e djeshme, Xhonatan Zebina, nuk i ka kursyer kritikat kundrejt tifozerisë, sidomos pas shpullës që ai mori nga një tifoz. "Unë kam një karakter sanguin dhe reagoj, - deklaroi francezi pas ndeshjes. - Edhe në ndeshjen ndaj Fulhamit reagova ndaj atyre tifozëve që më lëshonin fyerje raciste. Kjo është një gjë e shëmtuar për imazhin e futbollit dhe Federata duhet të bëjë diçka. Unë ndoshta do të vazhdoj të jetoj në Itali, por këto imazhe duhen luftuar me forcë", shtoi ai. Ndërkohë, zëvendës drejtori Roberto Betega shprehu solidaritetin e klubit me lojtarin. "Jemi duke ecur keq dhe është e drejtë që na fishkëllejnë, por këto gjëra janë të ekzagjeruara, - tha ai. - Duke hipur në autobus nuk po e kuptoja nëse luanim në shtëpi apo jashtë", shtoi Betega.
Ndeshja
Përsa i përket ndeshjes së djeshme, Juve fitoi 2-1, por gjithçka ishte shumë e vështirë. Del Piero realizoi në minutën e 30-të me një goditje dënimi, duke kaluar "Zonjën" në avantazh, por në fund të pjesës së parë Nikola Amoruzo barazoi. Kur duheshin edhe 7 minuta nga përfundimi, Felipe Melo arriti të shënonte golin e fitores me kokë, pas një krosi të shkurtër të Del Pieros. Më pas, braziliani shkoi e u kërkoi falje atyre pak tifozëve që ishin në stadium.
(d.b/BalkanWeb)