E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali i Burgut refuzon Romeo Leken

Tirane- Spitali i Burgut ka refuzuar shtrimin e detyruar te Romeo Lekes, 25-vjecari qe mori peng studentet e juridikut pak dite me pare. Nderkohe qe Prokuroria e Krimeve te Renda eshte duke pritur ekspertizen mjekoligjore nga Shtete e Bashkuara te Amerikes, ku provohet se Romeo Leka vuan nga problemet mendore. Organi i akuzes ka kerkuar ardhjen e ketij raporti Mjeko-ligjor pas kerkeses se bere nga ana e mbrojtjes, te cilet ishin vene ne dijeni nga te afermit e 25-vjecarit, i cili akuzohet per pengmarrjen e studentes se juridikut, pas vjedhjes se nje filiali banke. Burime nga organi i akuzes kane bere me dije se dy dite me pare prokurori i ceshtjes ne prani edhe te avokateve te te pandehurit Leka, te cilet jane zgjedhur nga vete te afermit e 25-vjecarit, kane shkuar ne Spitalin e Burgut per te bere shtrimin e Lekes ne kete spital. Por mesohet se shtrimi eshte refuzuar nga drejtoria e Burgut, pasi ende nuk ka nje ekspertize mjeko-ligjore, e cila te provoje problemet mendor te te pandehurit. Po ashtu mesohet se Prokuroria e Krimeve te Renda nuk ka bere ende nje kerkese tek nje mjek-ligjor per te vertetuar gjendjen mendore te te pandehurit Leka. Sipas burimeve kjo kerkese do te behet ne momentin qe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes te mberrije raporti-mjekoligjor, ku tregohet se Leka eshte ekzaminuar dhe rezulton te jete person me probleme mendore. Ne momentin qe ky raport do te vije ne vendin tone, atehere edhe Prokuroria e Krimeve te Renda do te kerkoje ekspertimin mendor te te pandehurit, e me pas pritet edhe shtrimi ne Spital te Burgut. Romeo Leka akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda per disa vepra penale, si pengmarrje, vjedhje me arme, armembajtje pa leje etj. Ngjarja per te cilen ai akuzohet nga organi i akuzes ka ndodhur me 21 mars te ketij viti, ku pas grabitjes me arme nje filiali banke, ne Rogner Hotel, ne te cilen arriti te merrte 30 milion leke te vjetra, mbajti peng 19-vjecaren Lori Hatellari, studente e juridikut. Sipas hetimeve i pandehuri e ka mbajtur rreth 30 minuta vajzen, per te shpetuar nga forcat policore. Pas tentativave per t'u larguar ai u arrestua nga forcat e RENEA-s. Gjate marrjes ne pyetje i pandehuri ka deklaruar se nuk ka pasur per qellim te vrase njeri, madje vajzes i kishte futur ne cante nje shume me leke, si dhe i kishte thene qe mos t'ia dorezonte policise. Pas verifikimeve rezultoi se shuma me leke ishte 1 milion leke te vjetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›