E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet e munguara, Uji i Ftohte ne proteste

Vlore- Banoret e "Ujit te Ftohte" ne Vlore u rikthehen protestave, duke bllokuar rrugen kombetare Vlore-Sarande, e konkretisht ne vendin e njohur si rruga mbi kampin e punetoreve. Qellimi i protestes ka qene mungesa e investimeve ne kete rruge, e cila realisht eshte e vetmja qe lidh Saranden dhe gjithe zonen e bregut me Vloren. Tubuesit kane kerkuar me force nderhyrje te bashkise per rehabilitimin e infrastruktures ne kete zone, e cila eshte inekzistente. Per 30 minuta, rreth 100 banore te kesaj lagje kane bllokuar qarkullimin e automjeteve ne kete aks, i cili ne fakt eshte vetem me nje kalim, ku mundesohet hyrja ne qytetin e Vlores, nga zone e bregut. Perfaqesia e protestuesve i kerkoi kryebashkiakut Shpetim Gjika qe te shkoje te shohe se si jetojne ata njerez te cileve u kerkoi votat ne zgjedhjet lokale. "Ketu duhet te investohet ne infrastrukture, pasi edhe rruga eshte me nje kalim dhe bizneset jane shume te zhvilluara per shkak te zones turistike", u shprehen protestuesit. Kjo rruge pak kohe me pare eshte shtruar vetem me cakull dhe tashme eshte teresisht e pakalueshme. Banoret u shprehen se protestat do te vijojne me tej nese bashkia nuk nderhyn. Jave me pare ishin banoret e lagjeve "Kushtim" e "Lirim" qe bllokuan per disa minuta rrugen dhe me tej iu bashkangjiten banoret e lagjes "1 Maji".
O. H.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›