E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Segmentet e politikes realizuan qellimet"

Vlore- Tragjedia e Otrantos dje mbushi 13 vjet nga nata e ferrit kur anija ushtarake italiane goditi pa meshire "Katrin e Rades", duke fundosur mbi 80 emigrante, burra, gra dhe femije, kurse 40 prej tyre arriten te shpetonin. Edhe sot e kesaj dite 24 trupa ende nuk jane gjetur, kurse familjare dhe te aferm, dje kane perkujtuar diten e tragjedise, duke kerkuar edhe drejtesi. Ne mbeshtetje te tyre kane qene deputetet e zones se Vlores, Ardian Kollozi dhe Kreshnik Cipi, te cilet garantuan se do i suportojne ne cdo nisme te tyre brenda dhe jashte vendit. Familjaret u shprehen se dosjen do e dergojne ne Gjykaten e Hages, ku do te padisin shtetin italian per masakren e 28 marsit 1997.
Familjare te viktimave kane hedhur buqeta me lule ne det, ne shenje perkujtimi te viktimave qe kane humbur ne tragjedine e 13 viteve me pare. Ata vijojne te kerkojne drejtesine e munguar, nderkohe qe apeli i eshte drejtuar shtetit shqiptar, me qellim te ndikoje ne demshperblimin e familjeve te ketyre viktimave dhe venien ne vend te drejtesise.
Ne homazhet e 13 vjetorit te Tragjedise se Otrantos, kane shoqeruar familjaret edhe dy deputetet e Partise Demokratike, Ardian Kollozi e Kreshnik Cipi, si dhe drejtues te tjere te deges ne Vlore, te cilet krahas ngushellimit kane deklaruar se do te jene nje suport dhe mbeshtetje e forte per keta familjare ne seancat gjyqesore te programuara tashme, e para ne 20 prill ne Shqiperi, dhe e dyta ne 4 maj ne shtetin italian.
Deputeti Kollozi, perpara medieve, perpos ngushellimit per familjet e viktimave dhe konfirmimit per mbeshtetje, theksoi se; "kjo dite provon se kur segmente apo pjese te politikes kerkojne te realizojne qellimet e tyre, e pertej kontureve kushtetuese, rezultojne ngjarje te tilla, qe i vuajne dhe sot keto familje. Kjo dite duhet te jete nje dite refleksioni per te gjithe ne".
Pas ceremonise se pervitshme te hedhjes se luleve ne det, nga Kalata e portit te Vlores, mes loteve e dhimbjes familjaret e viktimave te Tragjedise se Otrantos kane theksuar apelin ndaj strukturave shteterore, per t'i orientuar drejt zgjidhjes, ndersa kane deklaruar se tashme do te vijojne seancat gjyqesore per hedhjen drite mbi kete ceshtje. Ne 57 viktimat e konfirmuara dhe 24 te humburit, ende sorollatet ceshtja ne instanca te ndryshme. Duke kaluar nga gjyqesori Italian ne ate shqiptar, madje tentativat jane qe ceshtja e Otrantos te dergohet deri ne gjykaten e Hages.
Ornela Hila
Anija "Sibila" ndan me dysh "Katrin e Rades", 81 te vdekur
Me 28 mars te vitit 1997, rreth 115 shqiptare emigrante jane imbarkuar ne anijen "Katri i Rades", me qellim largimin nga Shqiperia qe ishte perfshire ne trazira qe kercenonin seriozisht jeten e cdo qytetari. Rreth ores 15:00, anija ka ngritur spirancen dhe i eshte drejtuar brigjeve italiane, per te shkuar drejt tokes se enderruar. Sipas rrefimeve te te mbijetuarve, pas rreth 4 oresh lundrimi ne det, kane mberritur ne Kanalin e Otrantos, aty ku dhe u formezua tragjedia. Ishte ora 19:50 kur gjithcka mori fund. Nje goditje e anijes luftarake italiane "Sibila" ka tronditur anijen "Katri i Rades". Bilanci i tragjedise ishte i rende, 57 viktima, 24 te humbur dhe te mbijetuarit rreth 40. Prej asaj dite 81 familje te viktimave filluan te kerkonin te drejten per te afermit e tyre, duke u sorollatur sallave te gjyqeve. Duke kerkuar me te gjitha menyrat zgjidhje dhe ende per kujtimin e te afermve te tyre. Pas 13 vjetesh nuk po gjen ende zgjidhje enigma e Tragjedise se Otrantos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›