Shpresat, gati miqësorja Shqipëri-Maqedoni

Shqipëria 21-vjecare, është gati për mqësoren e rradhës kundër Maqedonisë. Ndeshja do të luhet të mërkurën në Vlorë, në stadiumin "Flamurtari" në orën 14.00. Sipas fshf.org, ekipi Shpresa është grumbulluar në Hotel "Pavarësia" në Vlorë dhe sot ka zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin "Flamurtari". Sipas trajnerit Artan Bushati, gjendja e futbollistëve është e mirë. Në lidhje me takimin kundër Maqedonisë opinioni i trajnerit ishte mjaft i mirë. "Është një ndeshje që e vlerësoj mjaft për shkak se do t'i shërbejë konsolidimit të grupit. Nga ana e tjetër, skuadra do të ketë mundësinë që të përshtatet me fushën e Vlorës"-deklaroi trajneri Artan Bushati. Më datë 26 mars, 21-vjecarët shqiptarë, do të luajnë ndeshjen e parë eliminatore për kampionatin evropian kundër Greqisë, pikërisht në stadiumin "Flamurtari.
Skuadra e 21-vjecarëve maqedonas, do të mbërrijë në Vlorë, ditën e martë dhe do të akomodohet në hotel "Paradiso". Po të martën ata do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore në stadiumin "Flamurtari", ku do të zhvillohet ndeshja. Ajo do të transmetohet drejtëpërdrejtë nga TVSH, në orën 14.00.
Ne ndeshjen miqesore te vitit te kaluar te zhvilluar ne Manastir te Maqedonise, Kombetaraj jone U-21 fitoi 1-0 me golin e Vangjel Miles