E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtroi me 90 mijë euro, në qeli

• FIER – Gjykata e Fierit ka lënë në qeli Selim Bregun, ish-ortakun e biznesmenit Ismet Saliko, të vrarë në dhjetor të vitit të kaluar.Kjo gjykatë ka vendosur dje masën e sigurisë “burg pa afat” për Bregun, i cili nuk ishte i pranishëm në zhvillimin e seancës. Ai është përfaqësuar nga avokati Zenun Hajdarmataj, i cili ka kërkuar me ngulm pafajësinë e klientit të tij. Petrit Vukaj, prokurori i çështjes, ka kërkuar nga gjykata “burg pa afat” për të pandehurin, pasi ai nuk kishte qenë i sinqertë në ato që kishte deklaruar lidhur me biznesmenin e vrarë në pragvitin e ri, Ismet Saliko. Mësohet se Bregu ka fshehur dhe ka falsifikuar faturën e likuidimit në shumën e 90 mijë eurove pas ndarjes së biznesit të ndërtimit, pasi ai ishte bashkortak me viktimën Saliko. Policia e Fierit ende nuk ka të fajësuar mbi ekzekutimin e biznesmenit.     m.r.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›