Vdes 17-vjeçari,preku telat e energjisë
• DEVOLL - Një 17-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend kur ka hasur në tela me energji elektrike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në fshatin Tren të Devollit. Burime policore pohuan se Xhulio Kape humbi jetën pas tentativës për të marrë tela brenda një kabine elektrike. Sipas burimeve mësohet se pas disa minuta para ngjarjes adoleshenti kishte qenë duke punuar tokën bashkë me babanë e tij. Më pas ai është drejtuar drejt një kabine elektrike, që furnizonte fshatri me energji, me qëllim për të marrë disa tela. Për t’u futur brenda ai ka përdorur një vrimë në pjesën e pasme të ndërtesës së kabinës. Në brendësi të saj ai ka hasur në tension të lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e mënjëhershme. Trupi i pajetë i të riut është nxerrë nga kabina vetëm pasi punonjësit e KESH-it kanë ndërprerë rrymën.