E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardian Turku kreu i ri i MTKRS

Ardian Turku është propozuar nga kryeministri Berisha si ministër i ri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pas shkarkimit të Ylli Pangos. Ardian Turku, aktualisht është kryetar i qarkut të Elbasanit, ish kryetar i Bashkisë së Elbasanit, ish zëvendës rektor i Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani". Ai mban titullin Profesor i Asociuar.Propozimi për shkarkimin e Pangos, erdhi si pasojë e një skandali seksual, dhe emërimi i ministrit të ri, pritet t'i dërgohet Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Një ditë më parë, Pango u shkarkua nga kryeministri Berisha, pasi u shfaq ne emisionin "Fiks Fare" duke ngacmuar seksualisht një vajzë të re, duke i ofruar asaj punë në administratë. Turkut do t'i duhet të drejtojë vetëm për dy muaj ministrinë e Kulturës pasi në muajin qershor pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të kemi një qeveri të re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›