E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton shkarkimin e Pango-s

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka firmosur shkarkimin nga posti i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Ylli Pangos. Vendimi i kreut të shtetit, erdhi pas propozimit nga ana e kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e ministrit, i përfshirë në një skandal seksual. Vendimi i presidentit Topi, ka ardhur në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës.
Një ditë më parë, Pango u shkarkua nga kryeministri Berisha, pasi u shfaq ne emisionin "Fiks Fare" duke ngacmuar seksualisht një vajzë të re, duke i ofruar asaj punë në administratë.Kryeministri Sali Berisha ka propozuar emrin e Ardian Turkut si pasues të ish-ministrit Pango.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›