Ardian Turku kreu i ri i MTKRS,zëvendëson Ylli Pangon

Ardian Turku do të jetë kreu i ri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Pas shkarkimit ditën e djeshme të ish-ministrit Ylli Pango, kryeministri Sali Berisha ka vendosur firmën që Turku të mbajë postin e ministrit të Kulturës. Vendimi i kryeministrit Berisha pritet të dekretohet nga Presidenti i Republikës,Bamir Topi. Ardian Turku është ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, ish-rektori i univeristetit të Elbasanit, aktualisht mban postin e kyetarit të Këshillit të Qarkut në Elbasan. Turku zëvendëson ish-mininstri Pango pas shkarkimit të tij ditën e djeshme për shkak të një skandali seksual.